Bota

GJERMANI – Dështojnë negociatat për krijimin e një qeverie koalicioni

Negociatat e ndërmarra nga kancelarja gjermane, Angela Merkel në përpjekje për të formuar një qeveri të re në Gjermani pas zgjedhjeve legjislative, dështuan dje në mbrëmje, pas tërheqjes së Partisë Liberale, pas më shumë se një muaj përpjekjesh.

“Është më mirë të mosqeverisim sesa të qeverisim keq”, deklaroi për shtypin presidenti i liberalëve të FDP, Christian Lindner duke theksuar se nuk ishte e mundur gjetja e një baze të përbashkët.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu keqardhjen për dështimin e negociatave për formimin e një qeverie të re në Gjermani pas zgjedhjeve të fundit legjislative, që zhytën vendin në krizë.

“Shpreh keqardhje që arritëm të gjejmë një zgjidhje të përbashkët mes partisë konservatore CDU, aleates së saj bavareze CSU, liberalëve, që përplasën portën e diskutimeve dhe ekologjistëve”, theksoi ajo në përfundim të seancës së fundit të përpjekjeve 12-orëshe në Berlin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button