☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.28 ▲2.19%
ARI 4,094 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,765 ▼ -2.09% ETH $2,405 ▼ -2.64% XRP $1.3258 ▼ -2.33% SOL $104.4400 ▼ -2.33%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – E ardhmja e medias në rrezik, 50% më pak gazetarë deri në 2035-ën

MYNIH, 22 tetor /ATSH-DPA/- Numri i gazetarëve në Gjermani mund të përgjysmohet deri në vitin 2035.

Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar sot, sipas të cilit mediet po përballen me rënie të audiencës dhe të të ardhurave, ndërsa inteligjenca artificiale (IA) dhe kompanitë e mëdha të teknologjisë, po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim.

Studimi, i kryer nga transmetuesit publikë gjermanë ARD, ZDF dhe “Deutschlandradio”, paraqet katër skenarë të mundshëm për të ardhmen e gazetarisë.

Sipas tyre, deri në vitin 2035 numri i gazetarëve mund të bjerë me 12% deri në 50%.

Në Gjermani kishte rreth 40 mijë gazetarë profesionistë në vitin 2023. Në skenarin më të keq, deri në vitin 2035 mund të mbeten vetëm rreth 20 mijë.

Studiuesit theksojnë se e ardhmja e sektorit, do të varet nga masat që do të marrin autoritetet, për të rregulluar veprimtarinë e kompanive të mëdha të teknologjisë, si dhe nga gatishmëria e organizatave mediatike për të bashkëpunuar më ngushtë.

Studimi paralajmëron se rënia e numrit të shikuesve dhe e të ardhurave nga reklamat, mund t’i godasë rëndë mediet gjermane gjatë dekadës së ardhshme.

Deri në vitin 2035, audienca mund të bjerë me 18% deri në 47%, ndërsa të ardhurat nga reklamat mund të ulen me 10% deri në 43%.

Ndërkohë, kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe ofruesit e shërbimeve të inteligjencës artificiale pritet të zgjerohen.

Kjo mund t’ua vështirësojë gazetave, televizioneve dhe medieve të tjera tradicionale, arritjen e drejtpërdrejtë te publiku, si dhe fitimin e të ardhurave nga përmbajtjet që prodhojnë.

Skenari më shqetësues, të cilin studiuesit e quajnë “Marrja e kontrollit nga gjigantët e teknologjisë”, parashikon që kompanitë e mëdha teknologjike, të dominojnë në masë të madhe tregun e medias.

Studimi u krye nga Christian Zabel, nga Universiteti Teknik i Këlnit, dhe Ulrike Rohn, nga Universiteti i Talinit.

Për përgatitjen e tij u intervistuan 34 ekspertë nga fusha e kërkimit shkencor, reklamave, prodhimit mediatik dhe politikave për median. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.