☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.71 ▲0.21%
ARI 4,074 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,050 ▼ -5.3% ETH $2,237 ▼ -7.54% XRP $1.1920 ▼ -9.64% SOL $90.1100 ▼ -6.72%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.71 ▲0.21 % ARI 4,074 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.71 ▲0.21 % ARI 4,074 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Merkel: CDU të ndërtojë ura bashkëpunimi pas humbjeve në zgjedhje

BERLIN, 21 shtator /ATSH-DPA/ – Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje sot partisë së saj, Bashkimit Demokristian (CDU), të ndërtojë ura bashkëpunimi, pas humbjeve të mëdha të partisë në dy zgjedhje rajonale.

Zgjedhjet e djese ishin një “katastrofë” për CDU-në, sipas kancelarit aktual dhe pasardhësit të Merkelit, Friedrich Merz.

Partia shënoi rezultatin më të dobët në historinë e saj në landin verilindor Mecklenburg-Vorpommern, ndërsa humbi kontrollin e postit të kryetarit të bashkisë së Berlinit.

Në Mecklenburg-Vorpommern, landin që përfshinte zonën ku Merkel përfaqësoi për një kohë të gjatë një qark në Bundestag, CDU-ja mbeti jashtë parlamentit rajonal.

Partia mori 4,9% të votave, nën pragun prej 5% që nevojitet për të fituar mandate.

Merkel mori pjesë sot në hapjen e një ekspozite arti në Bundestag, ku prezantohej një portret i paraardhësit të saj, Konrad Adenauer, kancelarit të parë të Gjermanisë Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.

“Pas një dite si kjo dhe pas një mbrëmjeje si ajo e djeshmja, ndoshta ia vlen të reflektojmë edhe një herë mbi atë që mund të mësojmë nga Konrad Adenauer”, deklaroi Merkel gjatë aktivitetit.

Sipas saj, Adenauer kishte mësuar nga gabimet e historisë se ishte e rëndësishme “t’i përfshinte njerëzit, t’u afrohej të gjithëve dhe të ishte i vetëdijshëm për vlerat e veta”.

Merkel shtoi se për Adenauerin ishte e qartë se duhej të ndërtoheshin ura bashkëpunimi, ndërsa njëkohësisht duhej të kuptohej me kë nuk mund të ndërtoheshin ura të tilla.

Ish-kancelarja theksoi se pas Luftës së Dytë Botërore nevojitej ndërtimi i urave mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, burrave dhe grave, mjedisit dhe ekonomisë, qyteteve dhe zonave rurale, besimeve fetare dhe brezave të ndryshëm.

“Sot do të shtoja edhe urat mes njerëzve me dhe pa histori migrimi”, përfundoi Merkel. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.