☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.91 ▲0.43%
ARI 4,075 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,117 ▼ -5.19% ETH $2,241 ▼ -7.37% XRP $1.1910 ▼ -9.65% SOL $90.3000 ▼ -6.53%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.91 ▲0.43 % ARI 4,075 ▼0.93 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.91 ▲0.43 % ARI 4,075 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

BE-ja e cilëson “TikTok”-un rrezik për shëndetin mendor, kërcënon me gjobë

BRUKSEL, 6 nëntor /ATSH-DPA/- “TikTok”-u ka shkelur legjislacionin e Bashkimit Evropian, pasi përmes funksioneve të tij nxit vazhdimisht përdoruesit, të qëndrojnë në platformë dhe të shikojnë përmbajtje të reja, duke rrezikuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor, veçanërisht atë të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Ky është përfundimi paraprak i Komisionit Evropian, i cili vlerëson se mënyra se si është ndërtuar aplikacioni i “TikTok”-ut mund të krijojë varësi dhe të nxisë përdorimin e pakontrolluar të tij.

Sipas Komisionit, disa prej funksioneve kryesore të platformës, si kalimi i pandërprerë nga një video te tjetra, pa pasur nevojë të ndalet përdoruesi, luajtja automatike e videove, njoftimet e vazhdueshme dhe sistemi i rekomandimeve të personalizuara, i nxisin njerëzit të qëndrojnë gjithnjë e më gjatë në aplikacion.

Ekspertët evropianë, paralajmërojnë se këto mekanizma mund ta vendosin trurin e përdoruesve në një gjendje automatike, duke i shtyrë të vazhdojnë të shikojnë përmbajtje pa e kontrolluar kohën që kalojnë në platformë.

Komisioni Evropian vlerëson se “TikTok”-u nuk ka analizuar siç duhet rreziqet, që këto funksione paraqesin për shëndetin fizik dhe mendor, veçanërisht për të miturit dhe personat më të cenueshëm.

Gjithashtu, sipas hetimit, kompania nuk ka marrë parasysh tregues të rëndësishëm të përdorimit të tepruar të aplikacionit, si koha që fëmijët kalojnë në TikTok gjatë natës dhe shpeshtësia me të cilën hapin aplikacionin.

Komisioni shpreh shqetësime edhe për masat që “TikTok”-u ka vendosur për të kufizuar kohën e përdorimit.

Sipas tij, paralajmërimet për kohën e kaluar në aplikacion mund të anashkalohen lehtësisht, ndërsa kontrollet prindërore kërkojnë kohë dhe njohuri teknike për t’u aktivizuar.

Për këtë arsye, autoritetet evropiane mendojnë se “TikTok”-u duhet të ndryshojë mënyrën se si funksionon aplikacioni, duke kufizuar funksionet që nxisin përdorimin e vazhdueshëm, duke vendosur pushime më efektive nga ekrani, përfshirë gjatë natës, si dhe duke përshtatur sistemin që rekomandon videot për përdoruesit.

Kompania “TikTok” i ka kundërshtuar përfundimet paraprake të Komisionit Evropian, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të pabazuara.

Një përfaqësues i kompanisë, deklaroi se platforma do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të kundërshtuar këto pretendime.

Sipas legjislacionit evropian për shërbimet digjitale (DSA), “TikTok”-u ka të drejtë të shqyrtojë dokumentet e hetimit dhe t’i paraqesë Komisionit përgjigjen dhe argumentet e tij me shkrim.

Nëse shkeljet konfirmohen përfundimisht, kompania mund të përballet me një gjobë deri në 6% të xhiros së saj vjetore në nivel global.

Komisioni Evropian thekson se platformat e mëdha digjitale, kanë përgjegjësi të parandalojnë rreziqet, që shërbimet e tyre mund t’u shkaktojnë përdoruesve, veçanërisht fëmijëve dhe adoleshentëve./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.