☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 98.98 ▲2.57%
ARI 4,189 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,660 ▼ -0.86% ETH $2,412 ▼ -1.69% XRP $1.3012 ▼ -3.03% SOL $103.6500 ▼ -2.18%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.98 ▲2.57 % ARI 4,189 ▲0.46 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.98 ▲2.57 % ARI 4,189 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Merkel kundërshton bashkëpunimin me AfD-në: Nuk do ta votoja kandidatin e tyre për kryetar parlamenti

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka kundërshtuar bashkëpunimin politik me partinë e djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), duke deklaruar se nuk do ta votonte kandidatin e saj për kryetar të parlamentit të Saksonisë-Anhaltit, sipas “Merkur”.

Deklarata e Merkel erdhi gjatë një diskutimi me nxënës nga pesë lande gjermane, në Berlin, ku foli për rreziqet që, sipas saj, paraqesin disa qëndrime të AfD-së për demokracinë dhe institucionet e vendit.

Ajo përmendi si shqetësuese, planet e partisë për të shfuqizuar transmetuesit publikë dhe për të ndërprerë financimin e institucionit të njohur të artit Bauhaus.

Merkel kritikoi gjithashtu synimin për të zëvendësuar traditat e krishtera me tradita gjermanike.

Duke folur për bashkëpunimin me partitë e tjera, ish-kancelarja bëri dallimin mes AfD-së dhe partisë së majtë “Die Linke”.

Ajo pranoi se ka qëndrime të kësaj të fundit me të cilat nuk pajtohet, por tha se, në përgjithësi, “Die Linke” nuk i kundërvihet Kushtetutës gjermane në të njëjtën mënyrë siç shqetësohet ajo për AfD-në.

Merkel u bëri thirrje partive demokratike, veçanërisht unionit konservator CDU dhe Partisë Socialdemokrate (SPD), të mos përqendrohen vetëm te kundërshtimi i AfD-së, por të paraqesin zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve.

Sipas saj, vëmendja e vazhdueshme ndaj kësaj partie mund të rrisë më tej praninë e saj në debatin publik.

Ajo theksoi se kompromisi është pjesë thelbësore e demokracisë, pasi kërkon dëgjimin e palës tjetër dhe përpjekjen për të kuptuar këndvështrimin e saj.

Megjithatë, nënvizoi se kompromisi nuk mund të bëhet me çdo kusht, sidomos kur vihen në pikëpyetje të drejtat themelore të njeriut ose justifikohet dhuna.

Gjatë diskutimit, Merkel komentoi edhe disa deklarata të kancelarit aktual, Friedrich Merz për ndryshimet në pamjen e qyteteve gjermane dhe për shërbimet dentare për azilkërkuesit.

Ajo tha se nuk do të përdorte personalisht një gjuhë të tillë dhe paralajmëroi për rrezikun e përgjithësimeve për grupe të tëra njerëzish.

Megjithatë, ish-kancelarja pranoi se Merz po drejton Gjermaninë në një periudhë të vështirë, të shoqëruar nga kriza ndërkombëtare dhe nevoja për reforma të brendshme.

Merkel, e cila drejtoi qeverinë gjermane për 16 vjet, pranoi se gjatë mandatit të saj nuk u arritën të gjitha objektivat, duke përmendur veçanërisht digjitalizimin dhe mbrojtjen.

Ajo u bëri thirrje të rinjve të angazhohen për mbrojtjen e demokracisë dhe shprehu bindjen se forcat që mbështesin vlerat demokratike mund t’u përgjigjen sfidave aktuale. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.