Gjermani, parlamenti refuzon propozimin për “embargo të armëve ndaj Turqisë
Propozimi, i cili erdhi në rendin e ditës mbrëmë në orët e vona në parlamentin federal të Gjermanisë, u refuzua me votat e partive të unionit demo-kristian (CDU/CSU), të Partisë Social Demokrate (SPD) dhe të Partisë së Lirë Demokratike (FDP).
Parlamenti i Gjermanisë ka refuzuar propozimin e Partisë së Majtë dhe Partisë së Gjelbër për vendosjen e “embargos së armëve ndaj Turqisë”.
Propozimi, i cili erdhi në rendin e ditës mbrëmë në orët e vona në parlamentin federal të Gjermanisë, u refuzua me votat e partive të unionit demo-kristian (CDU/CSU), të Partisë Social Demokrate (SPD) dhe të Partisë së Lirë Demokratike (FDP).
Deputeti i CDU-së, Klaus-Peter Willsch, në fjalën e tij propozimin e quajti “shfaqje”.
Willsch rikujtoi se bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër, Robert Habeck, ka deklaruar që t‘i jepen armë dhe municione Ukrainës, e cila nuk është anëtare e NATO-s, duke shtuar më tej se të gjelbërit me propozimin rreth Turqisë, e cila është anëtare e NATO-s, kanë ndjekur një qëndrim që është larg nga sinqeriteti.