🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,748 ▼ -1.21% ETH $2,369 ▼ -1.39% XRP $1.2863 ▼ -2.45% SOL $101.6300 ▼ -2.87%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit, arrestohet një i dyshuar

– Një zjarr i madh përfshiu dje në mbrëmje një ndërtesë historike në Alpet e Bavarisë, në Gjermaninë jugore, e njohur si “Foleja e Shqiponjës”, e udhëheqësit nazist Adolf Hitler, raportoi “Reuters”.

Policia gjermane njoftoi sot se kishte arrestuar një person të dyshuar, ndërsa hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse ai ka lidhje me zjarrin.

Rreth 200 zjarrfikës dhe pjesëtarë të shërbimeve të emergjencës, u angazhuan për shuarjen e flakëve në ndërtesën e njohur zyrtarisht si Kehlsteinhaus, pranë qytetit Berchtesgaden, në Bavarinë jugore.

Për shkak të vendndodhjes së saj në një zonë malore, ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit u vështirësua ndjeshëm.

Sipas policisë, alarmi i zjarrit u aktivizua dje në mbrëmje, pasi një detektor tymi sinjalizoi rrezikun.

Kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, ndërtesa ishte përfshirë plotësisht nga flakët.

Zjarri shpërtheu në një lartësi prej rreth 1,834 metrash mbi nivelin e detit.

Autoritetet thanë se hyrja në ndërtesë dhe ndërhyrja për shuarjen e flakëve, kërkonin pajisje të posaçme për mbrojtjen e frymëmarrjes, për shkak të kushteve të rrezikshme brenda saj.

Policia konfirmoi se një person ishte arrestuar për t’u marrë në pyetje, pasi kishte tërhequr vëmendjen e hetuesve menjëherë pas shpërthimit të zjarrit.

Një ndërtesë e lidhur me historinë e nazizmit

Kehlsteinhaus, e njohur si “Foleja e Shqiponjës”, u ndërtua në vitet 1937–1938, gjatë regjimit nazist, si një ndërtesë pritjeje për Adolf Hitlerin, zyrtarët e lartë nazistë dhe të ftuarit e tyre. Megjithatë, Hitleri e vizitonte rrallë këtë vend.

Ndërtesa ndodhet në malin Kehlstein, pranë kompleksit historik të Obersalzbergut, ku Hitleri kishte edhe rezidencën e tij verore, të njohur si Berghof.

Këto janë dy ndërtesa të ndryshme, megjithëse shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën.

Ndryshe nga shumë struktura të tjera të lidhura me regjimin nazist, Kehlsteinhaus i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore pa u shkatërruar.

Që prej vitit 1952, ndërtesa përdoret si restorant dhe vizitohet nga turistë, ndërsa një ekspozitë paraqet historinë e saj dhe lidhjen me periudhën naziste. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.