☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.57 ▲1.38%
ARI 4,509 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,893 ▲ +0.37% ETH $2,151 ▼ -0.32% XRP $1.4027 ▼ -0.73% SOL $90.9600 ▼ -0.34%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Gjermani, plagosi policen, vritet irakiani

Një 41-vjeçar nga Iraku u vra nga policia gjermane në Berlin, pasi plagosi me thikë një police. Ngjarja ndodhi në lagjen Spandau. Siç njoftoi policia, agresori Rafik Muhamed Jusef dyshohej si ekstremist dhe në të kaluarën ishte dënuar me burg.

Në incidentin e së enjtes, policia e kryeqytetit gjerman u njoftua përmes telefonatave të shumta se një burrë po sillej si i çmendur duke kërcënuar kalimtarët me thikë. Kur një police iu afrua, ai e plagosi me thikë në qafë. Kolegët e saj hapën menjëherë zjarr duke vrarë agresorin.

Një prej 4 plumbave goditi në veshkë policen, e cila u transportua menjëherë në spital me helikopter dhe tani mendohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Zëdhënësi i prokurorisë deklaroi se 41-vjeçari ishte dënuar me 8 vite burg në vitin 2008 për rolin e tij në një plan për vrasjen e ish-presidentit irakian Ajad Allavi.

Bashkë me të u dënuan edhe 2 persona të tjerë. Ata u akuzuan se i përkisnin organizatës së huaj terroriste  Ansar al-Islam dhe për bashkëpunim kriminal për kryerjen e një vrasjeje.

Së fundmi, burri kishte kërcënuar edhe një gjyqtare dhe konsiderohej mjaft agresiv.

Motivet e sulmit të ndodhur në Berlin nuk dihen ende. Ministri i Brendshëm Frank Henkel tha se nuk bëhet fjalë për një akt të paramenduar, por ai nuk përjashtoi motivet fetare. Kërkime do të zhvillohen në banesën e agresorit për të gjetur gjurmë të planeve të mundshme terroriste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.