Gjermania arreston një punonjës të inteligjencës gjermane, dyshohet se është spiun amerikan
Një punonjës i shërbimit të inteligjencës gjermane është arrestuar pasi dyshohet se spiunonte për SHBA.
Sipas BBC, personi i arrestuar dyshohej se po mblidhte informacione në lidhje me një komision parlamentar gjerman, që po heton pretendimet për spiunazh amerikan.
Autoritetet në Gjermani i kanë kërkuar ambasadorit amerikan sqarime të shpejta.
Vitin e shkuar, NSA, Agjencia për Sigurinë Kombëtare në SHBA, u akuzua se përgjonte telefonin e kancelares Angela Merkel si pjesë e një programi gjigant përgjimesh.
Një zëdhënës i kancelares Merkel tha se ajo është informuar për arrestimin.
“Çështja është serioze, është e qartë,” tha ai.
Spiegel shkruan se personi i arrestuar u ka dorëzuar amerikanëve informacione në këmbim të parave.
Megjithatë, një politikan i tha Reuters se i dyshuari i ka ofruar shërbimet e tij për amerikanët në mënyrë vullnetare.
Gjermania është shumë e ndjeshme për çështjet e spiunazhit për shkak se shumë nga qytetarët e saj në lindjen ish- komuniste spiunoheshin nga policia sekrete Stasi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.