Politika

Gjermania mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimin në BE

Ambasadorja Gjermane Susanne Schütz ka inkurajuar shqiptarët për progresin e arritur në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se Gjermania mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Duke folur  mbi strategjinë e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nga Këshilli i Europës, Ambasadorja Gjermane  në Tiranë, Susanne Schütz  shprehet se, “përshëndes faktin, që komisioni nënvizon rëndësinë, që ka për europën transformimi i mëtejshëm dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor.”

Gjatë fjalës së saj ambasadorja Schütz theksoi se prej fundit të viteve 90-të, rajoni i Ballkanit Perëndimorë ka shënuar një progres të konsiderueshëm, duke u ndalur te vazhdimi i reformave bindëse dhe gjithëpërfshirëse në sektorët qendrorë.

“Ky rajon, prej fundit të viteve ’90-të, ka shënuar një progres të konsiderueshëm. “Por të nevojshme vazhdojnë të mbeten reforma të tjera gjithëpërfshirëse dhe bindëse në sektorë qendrorë, sikurse është shteti ligjor, përfshirë këtu luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, apo liria e medias, aftësia konkurruese, bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi”.

Në vijim, ambasadorja Schütz  shprehet se çdonjëri prej vendeve matet për nga rezultatet e veta në këtë proces. “Ndaj dëshiroj të inkurajoj partnerët tanë shqiptarë për të arritur progres të mëtejshëm dhe rezultate konkrete në të gjithë sektorët kyç, veçanërisht në reformën e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, thekson ambasadorja Schütz.

Po ashtu ambasadorja Schütz  pohon se Gjermania dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë të mbështesin Ballkanin Perëndimor në reformat e tij për më shumë zhvillim ekonomiko-social, demokraci, stabilitet dhe mirëqenie.

“Një Ballkan Perëndimor i begatë e i qëndrueshëm në përputhje me kursin evropian është edhe në interes të Gjermanisë dhe Evropës”, shprehet ambasadorja Schütz.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button