🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,553 ▲ +0.91% ETH $2,097 ▲ +0.89% XRP $1.4240 ▲ +2.17% SOL $87.9000 ▲ +0.69%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Gjermania pret “peshqit e mëdhenj”. I dërguari i Berlinit: Të zhgënjyer me çështjen “Tahiri”

Që prej të hënës Thorsten Frei, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe Europën në Bundestagun gjerman, zhvilloi takimet me qeverinë, opozitën dhe grupe të ndryshme interesi.
Pa mohuar progresin që nga nëntori i 2016-ës, kur deklaruan në Tiranë 7 pritshmëritë për Shqipërinë, gjermanët kërkojnë të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj” para drejtësisë në këmbim të çeljes së negociatave për anëtarësim në qershor.

“Në varësi të zhvillimeve në javët që vijnë do të ndryshojë dhe opinioni ynë. Ne vlerësojmë efektet e para të vettingut me dorëheqjet nga sistemi, por presim më shumë. Sa i përket vettingut, goditjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar, ne konstatojmë se ka progres që nga hera e fundit, por nuk kemi ende rezultate të mjaftueshme për rastet e mëdha, pra për “peshqit e mëdhenj”. Për ne zbatimi i prioriteteve kyçe është kusht themelor për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe në Gjermani për këtë vendos Bundestagu”, deklaron ai.

Një minus të madh, sipas Frei, Shqipëria ka shënuar me mosheqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“E kam ndjekur me shumë vëmendje rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe se si është trajtuar ky rast nga pikëpamja politike. Nuk ka arsye se përse duhet të mbrohen persona të caktuar nga pikëpamja politike. Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë dhe përgjegjësinë nuk përgjigjet politika, por organet e gjyqësore. Ky është një rast shumë i rëndësishëm para pyetjes se, a është vërtetë Shqipëria në gjendje që të mos ndalet përpara personave të tillë?”, vijon Frei.

Zoti Frei njeh si të padiskutueshëm faktin e reduktimit të kultivimi të drogës, por shënon si problematike shifrat e larta të trafikimit. Në këtë kuadër tha se mbetet për t’u parë nëse vitin e shkuar u godit kultivimi, apo kishte pasur mbiprodhim në vend.

Veç rezultateve në fushën e sundimit të ligjit, Gjermania uron që në qershor të jetë miratuar edhe reforma zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR për një proces të besueshëm zgjedhor vitin që vjen.

Për një rivlerësim të situatës, deputetët e grupit CDU-CSU të kancelares Merkel rikthehen në maj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.