Gjermanishtja do të ishte gjuhë e parë në SHBA – sa e vërtetë është?
Nga Florian Stark
Me këtë, ata zinin e vendin e parë me distancë ndër emigrantët në atë vend. Me rrënjë të pastra anglikane rezultonte se ishin vetëm 26,9 milionë qytetarë amerikanë, nga të cilët vinin edhe vetë zotërit kolonialë të epokës, duke u renditur kësisoj vetëm në vendin e pestë, pas afro-amerikanëve (që numëronin 41,3 milionë), irlandezëve (35,5 milionë) dhe meksikanëve ( me 31,79 milionë).
Në kuadër të festimeve të 150-vjetorit të Ditës Përkujtimore të Luftës Civile në SHBA, e cila cilësohet ndryshe edhe si Dita e Dytë e Themelimit të Shteteve të Bashkuara, dolën sërish në dritë disa debate që lidhen me koniunkturën, origjinën dhe strukturën e popullsisë së saj.
Çfarë do të kishte ndodhur, nëse nuk do të kishte pasur emigracion gjerman? Katër nga pesë qytetarët me origjinë gjermane – emigrantë, sikurse edhe të lindur më vonë – në kohën e luftës civile, luftuan në krah të Partisë së Veriut, e në asnjë etni tjetër, çështja e Unionit nuk fitoi aq shumë simpati sa ndër ta.
“Djali i keq” ishte një gjerman
Përballë këtij konstatimi nuk largohemi dot shumë nga legjenda e Mylenbergut (Muhlenberg). Ajo na rrëfen në mënyrë përmbledhur se në një marrëveshje d.m.th. votim për çështjen e gjuhës zyrtare në SHBA, gjermanishtja u arrit të spostohej vetëm me një votë më pak. Dhe kjo votë vendimtare thuhet se paskësh ardhur pikërisht nga një shtetas me origjinë gjermane: ai quhejFrederick Muhlenberg (1750-1801).
Kjo histori nis e vlon qysh nga fillimet e shekullit të 19-të në shumë versione nëpër libra e gazeta. Të përbashkët ato duket se kanë vetëm një aspekt: ata të gjithë gabohen. Një votim të tillë nuk ka pasur kurrë.
Qëndron megjithatë plotësisht fakti se: para 220 viteve, në janar 1794, një grup emigrantësh gjermanë, solli nga Virxhinia një lutje drejtuar Kongresit, që tekstet që ata hartonin si ligje, të ishin edhe në gjuhën gjermane. Si arsyetim për këtë, thuhej se për qytetarët rishtarë që shkelnin në tokën amerikane, kështu do të ishte më e lehtë ta gjenin veten në Amerikë.
Kërkesa e tyre arriti deri te komisioni kryesor në Kongresin Amerikan. Atje, më në fund shkoi edhe në votim. 41 anëtarë votuan me “Po”, 42 me “Jo”. Frederick Muhlenberg, babai i të cilit kishte lindur në Einbeck, që sot gjendet në landin e Saksonisë së Poshtme në Gjermani, ishte në atë kohë edhe kreu i Kongresit. Ai abstenoi. Në debatin e mëparshëm ai ishte shprehur refuzues ndaj kësaj kërkese: “sa më shpejt që gjermanët (e ndër ta futeshin për kohën edhe shtetasit e ish-perandorisë austro-hungareze, që përfshinin madje edhe ballkanasit) të mësojnë anglishten, aq më shpejt do të mësohen ata të jetojnë në SHBA”, kishte thënë ai.
Pikërisht në Pensilvani, ky vendim provokoi dy reaksione shumë të ndryshme. Lideri i tyre, një tip interesant, William Penn, e kishte marrë atë rajon në vitin 1681 në dorëzim nga kurora britanike dhe kishte ngritur një koloni. Qysh nga fillimi, atje mbizotëronte liri religjioze, çka i bëri shumë pjesëtarë e ndjekës të “mësimeve të lira”, të krishtera të kohës, apo bashkësi të paprivilegjuara tashmë ta ndienin veten të barabartë e të motivuar, duke u ngulur përfundimisht në atë rajon.
Në fund të shekullit të 18, rreth një e treta e qytetarëve të Pensilvanisë kishin rrënjë gjermanike.
Por Pensilvania ishte edhe zemra e Revolucionit Amerikan. Në kryeqytetin e saj, Filadelfia, ishte mbledhur Kongresi Kontinental, e atje më 4 korrik 1776, ishte nënshkruar edhe Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së. Deri në vitin 1800, Filadelfia ishte kryeqyteti i dytë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Te banorët me rrënjë gjermanike, refuzimi i peticionit të tyre u perceptua si refuzim ndaj kërkesave të drejta. Legjenda e Mylenebergut i dha kësaj çështjeje, madje edhe një ngjyrim më realist, çka bëri që ajo të përjetësohej në shumë vepra letrare e artistike, sidomos në Gjermani.
E kundërta ndodhi në krahun tjetër, banorët jogjermanikë apo fqinjët e Gjermanisë, nuk kanë dashur ta dëgjojnë kurrë me vëmendje këtë histori. “Gjermanët për pak do ia kishin dalë, që gjuha e tyre të kishte fituar ndaj anglishtes”. Në fakt, një vendim mbi gjuhën zyrtare në SHBA nuk është se pati. Anglishtja nuk e arriti kurrë statusin formal siç e njohim sot.
Megjithëse valë të mëvonshme emigrantësh, arritën ta bëjnë trekëndëshin mes Milwaukee-t, Cincinnati-t dhe St. Louis-it një “German Belt” (rrip gjerman), kolonët e rinj nga Gjermania e gjetën veten më shpejt me situatën e re gjuhësore që gjetën në tokën e re, sesa italianët për shembull, apo polakët.
Shpesh atyre afërsia gjuhësore me anglishten, por edhe ajo konfesionale me ta, bëri që të mos e shihnin anglishten dhe anglezët si të huaj. E kështu, të integruar shpejt, ata bënë edhe karrierë.
Në këtë sens, edhe botuesi gjerman i të ashtuquajturit “Germantown” (sot një lagje e Filadelfias) në shekullin e 18-të, i paralajmëroi njerëzit që vinin këmbë rishtazi në atë tokë nga ish-vendlindja e tij, duke u thënë: “Pa mendoni pak, se ne në Europë nuk kishim as shtëpi e as katandi dhe kemi jetuar në varfëri e skamje. Mendoni pra nga ana tjetër se çfarë qeverie të butë e miqësore që ne të gjithë gjetëm këtu e që akoma e kemi”.
Marrë nga “Die Welt”