Qeveritare

Gjermeni: Pr/ligji i ri parashikon mënyra alternative të varrimit

1801-Ministrja-e-Zhvillimit-Urban-dhe-Turizmit-Eglantina-Gjermeni-ne-takimin-per-zhvillimin-e-turizmit-ne-Shkoder-Foto-Gasper-Marku-1-437x350Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese mratoi të mërkurën në parim pr.ligji për varrezat publike. Projektligji u miratua me konsensus.

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, e pranishme gjatë diskutimit të këtij projektligji tha se “Me anë të ligjit parashikohet edhe futja e formave të tjera siç është kremimi ose djegia e trupit. Një ndryshim tjeter parashikon ngritjen e varrezave historike kulturore dhe shtetërore “.

Sipas ministres Gjermeni, ndryshimet ligjore janë të domosdoshme për shkak të situatës emergjente të krijuar në vend dhe sidomos ne Tiranë.
Nga ndryshimet parashikohet ngritja e varrezave private, gjithashtu i jepet e drejtë komuniteteve fetare të ngrenë varreza të tyre.

Projektligji i ri “Për shërbimin publik të varrimit”, përgatitur së fundmi nga qeveria, parashikon ndryshime të rëndësishme për ritet e ceremonive mortore. Risia më e madhe ka të bëjë me llojet dhe mënyrat e varrimit: Varrimi mund të kryhet me varrim nëntokësor, mbitokësor ose me kremim, me ritual fetar ose laik. Për herë të parë në vend do të lejohet edhe varrimi me kremim, thënë ndryshe me djegie. Në projektligj janë përcaktuar kushtet e veçanta për varrimin me kremim, i cili nuk do të lejohet nëse familjarët nuk janë dakord. “Kufomat lejohen të varrosen me kremim vetëm nëse: është lëshuar leja e varrimit nga Zyra e Gjendjes Civile e njësisë vendore përkatëse; njihet identiteti i personit të vdekur; dokumenti që vërteton vdekjen konfirmon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore dhe se shkaku i vdekjes është konstatuar jashtë çdolloj dyshimi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button