Gjermeni : Projekte të përbashkëta urbanistike në kufirin Tropojë – Prizren
Nё takimin e pёrbashkёt tё zhvilluar nё Prishtinё ndёrmjet Ministres sё Zhvillimit Urban znj. Eglantina Gjermeni dhe Ministrit tё Planifikimit Hapёsinor tё Republikёs sё Kosovёs z. Ferid Agani, u dakordёsua mbi zhvillimin e njё konkursi tё pёrbashkёt nё zonat ndёrkufitare, konkretisht Tropojё – Has – Gjakovё dhe Kukёs – Prizren.
Ky konkurs, i cili do tё lançohet brenda muajit nёntor tё kёtij viti, do tё inkurajojё pjesёmarrjen e profesionistёve tё rinj nё fushёn e arkitekturёs dhe urbanistikёs tё paraqesin projekte konkrete, qё garantojnё njё zhvillim tё integruar tё territorit nё tё dy anёt e kufirit.
Puna e nisur nga stafet teknike po konkretizohet me hartimin e projekteve dhe aktiviteteve tё pёrbashkёta edhe nё fushёn e legalizimeve dhe integrimit tё zonave informale, si dhe nё fushёn e strehimit dhe licencimit tё profesionistёve nё fushёn e planifikimit dhe ndёrtimit.
Tё dy ministrat mbas takimit dhanё dhe njё konferencё pёr shtyp pёr mediat e Kosovёs ku lançuan bashkarisht organizimin e konkursit pёr zhvillimin dhe integrimin urban tё zonave ndёrkufitare, krijimin e njё Komiteti tё Pёrbashkёt Drejtues dhe organizimin e aktiviteteve tё pёrbashkёta dhe ndarjes sё eksperiencёs nё fushat e legalizimit dhe ndёrtimeve informale, strehimit dhe licencimit.