☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.45 ▲3.47%
ARI 4,424 ▼2.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,446 ▼ -2.39% ETH $2,079 ▼ -4.54% XRP $1.3709 ▼ -3.11% SOL $87.9500 ▼ -4.65%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.45 ▲3.47 % ARI 4,424 ▼2.82 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.45 ▲3.47 % ARI 4,424 ▼2.82 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gjiknuri firmos anullimin e 14 kontratave koncesionare

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri firmosi anulimin e 14 kontratave koncesionare për ndërtimin e 30 hidrocentraleve, në të cilat janë konstatuar mangësi ligjore dhe mosrespektim i kontratave.

fierze

Ndër HEC-et e anuluar janë ai i Egnatias, Domajt, Steblevës, Stojan dhe disa të tjerë në rrethin e Tepelenës dhe atë të Librazhdit. Sipas burimeve nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë gjatë proçesit të kontrollit janë vërejtur një numër jo i vogël shkeljesh të kushteve kontraktore, që lidhen me gjithë fazat zinxhir të konçesionit, nga dhënia e tyre dhe deri tek përmbushja e kushteve.

Burimet thanë se privatët nuk kanë përmbushur kushtin e regjistrimit në kohë të shoqërisë pranë QKR-së, kanë treguar vonesa në paraqitjen e projekteve dhe në shumë raste kanë vepruar si sekserë duke transferuar apo shitur konçesionet pa miratimin e ministrisë.

Nga verifikimet në këto kontrata, theksuan burimet është konstatuar në këtë grup HEC-esh cilësia e ulët e investitorëve nga pikëpamja teknike, por edhe ajo financiare, si dhe mungesa të theksuara të zbatimit të legjislacionit për shoqëritë tregtare.

Ministria bën të ditur se kjo është faza e parë e kontrollit, ndërkohë që po vazhdon auditi i të gjitha kontratave konçesionare për të parë përputhshmërinë e tyre me detyrimet ligjore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.