Ekonomia

Gjiknuri fton investitorët turq të investojnë në sektorin e gazifikimit në Shqipëri

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ftoi të mërkurën investitorët turq që të investojnë në energji, miniera dhe për zhvillimin e tregut të ri të gazit në Shqipëri, si fusha që paraqesin shumë interes.

Pjesë e delegacionit zyrtar që shoqëron vizitën e Presidentit të Republikës së Turqisë, Tayyp Erdogan në Tiranë, grupi i investitorëve turq zhvilloi sot një takim me ministrin Gjiknuri për t’u njohur me mundësitë për investime në vendin tonë.

Ministri shpjegoi rëndësinë për nga interesi me investime që paraqet zhvillimi i sektorit të gazit. “Tani po punojmë për përgatitjen e Masterplanit për gazifikimin e vendit, i cili hap një sektor të rëndësishëm për investimet e reja”, tha Gjiknuri.

Gjinuri me investitoret turq.Foto Flor Abazaj (2)Ai u shpjegoi investitorëve turq se këto investime parashikohen të përfshijnë si sektorin e prodhimit të energjisë elektrike, ashtu dhe të përdorimit për konsum me ndërtimin e projektit të Korridorit të Jugut të Gazit, TAP.

“Turqia ka një përvojë relativisht të re në këtë fushë dhe jeni të mirëpritur”, tha Gjiknuri, duke paraqitur interesimin për zhvillimin e një tregu krejt të ri që pritet të zhvillohet me ndërtimin e gazsjellësit TAP.

Ministri i MEI-t paraqiti punën që po bën Qeveria për zhvillimin e projekteve të reja në sektorin e energjisë elektrike, duke pohuar se qeveria po punon fort për krijimin e infrastrukturës energjetike me investimet në transmetim, shpërndarje.

“Brenda vitit 2020 qeveria do të investojë 420 milionë dollarë në sektorin e shpërndarjes dhe transmetimit, ndërsa pritet që 500 milionë dollarë të investohen nga sektori publik”, theksoi ministri Gjiknuri.

Ai ftoi investimet turke që ta shikojnë këtë sektor me përparësi, pasi shumë probleme si niveli i lartë i humbjeve, problemet financiare për prodhuesit privatë janë korigjuar.
“Sipas përllogaritjeve tona, kemi kapacitet për 3 gigavat fuqi të instaluar shtesë”, tha ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button