☁️
Tiranë 9°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.29 ▲0.9%
ARI 4,692 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,108 ▲ +1.9% ETH $2,098 ▲ +2.92% XRP $1.3369 ▲ +0.41% SOL $82.6500 ▼ -0.41%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.29 ▲0.9 % ARI 4,692 ▲0.29 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.29 ▲0.9 % ARI 4,692 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gjiknuri inspekton ndërtimin e linjës 110 kV të Jugut të Shqipërisë

ministri-gjiknuri-ersekeMinistri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, inspektoi punimet e projektit të zhvillimit të rrjetit 110 kV të Jugut të Shqipërisë. Në këtë vizitë, Ministri Gjiknuri shoqërohej nga administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Ëngjëll Zeqo dhe administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Arben Seferi.

Ky investim përmirëson cilësinë e furnizimit me energji elektrike në të gjithë zonën jugore, krijon infrastrukturën elektrike të përshtatshme për zhvillimin e turizmit në zonën e bregut të detit Jon. Gjithashtu, ndikon në reduktimin e humbjeve të energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit, përmirëson nivelin e tensionit dhe balancimin e rrjetit të transmetimit.
Ministri Gjiknuri foli edhe për investime të tjera të rëndësishme që ndikojnë direkt në furnizimin më të mirë me energji elektrike, ndikojnë në uljen e humbjeve teknike të rrjetit, elemente që do të sjellin një qëndrueshmëri nga pikëpamja e çmimeve dhe furnizimit. “Do të thotë një sigurim i qëndrueshmërisë së furnizimit me energji dhe përdorim më i mirë nga konsumatorët. Prioriteti i kësaj qeverie do të vazhdojë të jetë energjia për arsye se ajo nga një kërcënim që ka qenë për buxhetin e shtetit, një sektor që u gjet në një periudhë shumë të vështirë, në krye të disa viteve do të kthehet në një sektor që do të gjenerojë vete të ardhura, do të ecë me këmbët e veta dhe një burim i mirë për investimet e huaja, për forcimin e rrjetit, por dhe shfrytëzimin e atyre burimeve që Shqipëria i ka me shumicë”, tha Gjiknuri.
Administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Ëngjëll Zeqo, vuri në dukje se ky investim ka të bëjë me rritjen e sigurisë së furnizimit për të gjithë zonën e jugut, pasi kemi një mbyllje në unazë që ka munguar që prej ndërtimit të këtyre linjave.

Të dhënat teknike të projektit:
Projekti financohet nga një kredi e qeverisë gjermane nëpërmjet bankës KfW dhe është i ndarë në dy lote. LOT 1 përfshin fuqizimin e nënstacionit 400/110 kV Zemblak, me vlerë investimi rreth 5 milion euro që po implementohet nga kompania KONCAR.
Ndërkaq, LOT 2 përfshin ndërtimin e linjave 110 kV Ersekë-Permet 55.7 km; Babicë-Sarandë 105 km, Qarku i dytë 110 kV Zemblak-Korçë 13 km si dhe rehabilitimi i linjave Korçë-Ersekë 36 km, Memaliaj-Këlcyrë-Permet 43 km dhe punime në nënstacionet respektive. LOT i dytë i projektit, sipas kontratës është parashikuar të përfundojë shtatorin e vitit të ardhshëm.
Fuqizimi i nënstacionit në Zemblak do të rrisë fuqinë transformuese dhe do të kompletojë skemën e këtij nënstacioni duke rritur ndjeshëm sigurinë e furnizimit me energji elektrike të këtij rajoni.
Ndërtimi i linjës 110 kV Babicë-Sarandë mbyll në unazë një pjesë të rëndësishme të rrjetit elektrik 110kV, duke plotësuar kriterin e rezervimit të furnizimit me energji elektrike në rast defekti në linjat e transmetimit të një zone të gjërë që përfshin rrethet e Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës dhe Tepelenës.
Kalimi i linjës në zonën e bregut të Jugut krijon mundësinë e ndërtimit nga OSHEE të nënstacionit 110/20 kV Orikum dhe nënstacionit 110/20 kV Himarë, për të përmirësuar infrastrukturën elektrike si një domosdoshmëri në një zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.