Ekonomia

Gjiknuri në Fierzë: Përmirësimi i pagesave sjell investimet

Ministri Damian Gjiknuri ka inauguruar përfundimin e investimit prej 900 milionë lekësh në Hidrocentralin e Fierzës. Ky investim do të sjellë rritje të efiçencës së prodhimit, rritje të jetëgjatësisë së veprës, dhe përmirësim të kushteve të punës.

“Rritet jetëgjatësia e kësaj vepre, rritet eficenca ekonomike dhe i ruhen vlerat një aseti shumë të rëndësishëm kombëtar. KESH është duke negociuar edhe një ristrukturim të të gjithë borxhit të saj, borxh i krijuar për shkak të falimentimit të sektorit dhe për shkak të keqmenaxhimit gjatë qeverisjes së kaluar. Kjo është një votë besimi për reformën në energji. Një votë besimi edhe për vet KESH, që BERZH do të hyjë me paketën më të madhe financiare të mbështetjes për këtë korporatë. Vetëm nëpërmjet ristrukturimit të kësaj kredie do të shpëtojnë miliona euro në vit nga ulja e interesave dhe fillimi i pagesave të principalit”, theksoi ministri Gjiknuri.

Përmirësimi i apgesave kundrejt OSHEE-së ka sjellë një zinxhir përmirësimi financiar të KESH, tha më tej ministri. Z. Gjiknuri më pas ka inspektuar edhe punimet e vendosjes së shtyllave të fundit në segmentin Koman- Fierzë. Brenda qershorit tha ai do të inaugurohet edhe linja e interkonjeksionit me Kosovën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button