EkonomiaParlamentare

Gjiknuri-opozitës: Krijuat një sistem piramidal mashtrimi

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi të enjten në Kuvend se opozita e djeshme falimentoi sistemin energjitik dhe krijoi një sistem piramidal mashtrimi.

gjiknuriGjatë punimeve të seancës plenare të Kuvendit ku po diskutohet p/igji “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, propozim i Partisë Demokratike, Gjiknuri tha se rritja e arkëtimeve dhe ulja e humbjeve janë çelësi i stabilitetit financiar të këtij sektori. Projektligji propozon uljen e TVSH-së për furnizmin me energji elektrike nga 20% në 6 %, ndërsa opozita vë theksin në rëndësinë e këtij ligji, duke marrë parasysh situatën e rëndë, sipas saj, ekonomike të vendit. “Paratë e buxhetit të shtetit shkonin për të mbajtur dritat ndezur në vend që të shkonin për investime publike”, iu drejtua Gjiknuri opozitës.

Ai siguroi se niveli i humbjeve në fund të këtij viti do të shkojë në 32 % dhe se brenda 6 mujorit të parë të vitit do të arrihet shlyerja e të gjitha detyrimeve që shteti i ka privatëve. Duke u ndalur në operacionin e qeverisë për uljen e humbjeve të energjisë në rrjet, Ministri Gjiknuri tha se vetëm duke paguar të gjithe, sistemi energjitik do të jetë i qëndrueshëm dhe se do të arrihet të sigurohen investime.

Arben-Ahmetaj31-300x200Ndërsa ministri Ahmetaj, hodhi poshtë pretendimet e opozitës për rritje të çmimit të enegjisë elektrike. “Nuk është rritur çmimi mesatar i energjisë elektrike”, deklaroi Ahmetaj. Duke folur me shifra, Ahmetaj tha se në vitin 2015 konsumi në kilovat/orë për kategorinë familjare është 225 milon kv/orë, ndërsa janë arkëtuar 2.67 miliardë lekë e përllogaritur, çmimi mesatar në rastin më të mirë ka ngelur në vend, 11.7 lekë.

“Në vitin 2014 çmimi mesatar në bazë të konsumit është 11.7 lekë, në 2013 është 11.9 lekë. Ju e keni patur çmimin mesatar më të lartë. Ne e kemi ulur. Në vitin 2012 çmimi mesatar ësht 12.4 lekë. Paratë e mbledhura janë në rritje, ndërsa çmimi mesatar është në rënie”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Ahmetaj.

Ministri po ashtu vuri në dukje se ekonomia gjatë vitit të fundit është rritur. Por, theksoi ai, duhet edhe një vit tjetër për të, për të korrigjuar atë që latë pas. “Duhet edhe një vit tjetër për të korrigjuar atë që keni bërë në 8 vite rresht sidomos në 3 vitet e fundit”, deklaroi Ahmetaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button