Kronika

Gjiknuri reagon për vrasjen e drejtorit të “OSHEE Vlorë”

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka reaguar për vrasjen e drejtorit të OSHEE-së në Vlorë, Roland Saliu.
Gjiknuri shprehu hidhërimin për vrasjen e Saliut, ngushëllimet ndaj familjarëve dhe vlerësimin për figurën e tij.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të Roland Saliut. Ngushëllimet më të thella për familjen, bashkëshorten dhe tre fëmijët. OSHEE humbi një prej drejtuesve më të përkushtuar, ndërsa Vlora humbi një njeri që u përpoq çdo ditë të jetës së tij, t’i shërbente qytetit”, tha ministri në mesazhin e tij ngushëllues.
Roland Saliu mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme, bashkë me shtetasin Everest Hyseni, pas një atentati pranë Sheshit të Flamurit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button