Ekonomia

Gjiknuri: Sektori energjitik në ngritje. Gati plani për energjitë e rinovueshme

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se aktualisht sektori energjitik në vend po përjeton një situatë shumë pozitive, duke u kthyer në momentin ideal për të investuar në të.

Këtë deklaratë ministri Gjiknuri e ka bërë gjatë një takimi të posaçëm, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të qeverisë norvegjeze, të interesuar për këto investime.

“Momenti është i mirë, sektori ka një ngritje, po shkojmë në një rrugë të mbarë. Klientët që konsumojnë energjinë po e paguajnë atë. Gjithashtu, ne po e lidhim Shqipërinë me vendet fqinje dhe brenda 2020 Shqipëria duhet të jetë e lidhur me të gjitha ato. Synimi ynë është që pas Kosovës vendi të lidhet me Maqedoninë”, ka thënë Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri tha se është hartuar plani kombëtar për energjitë e rinovueshme, ku parashikohet burime të tjera të energjisë. Ministri tha se synimi i qeverisë shqiptare është një mjedis ku të investohet për energjinë dhe një treg funksional dhe likuid.

“Ne e bëmë përpjekjen tonë dhe jemi të bindur që të gjitha ato avantazhe që ka Shqipëria, burime ujore, po dhe burime të tjera qoftë dhe solari. Shumë shpejt do të kemi planin kombëtar të energjive të rinovueshme, ku do të parashikohen dhe burime të tjera të energjisë. Të gjitha këto do të risin burimet në Shqipëri, prodhimin e energjisë, investimet, po do të garantojnë që këto investime janë të ndryshme dhe këtu është synimi të krijojë një treg, një mjedis ku të investojë dhe një treg funksional dhe likuid”, tha z. Gjiknuri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button