⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,732 ▲0.72%
DOW 52,455 ▲0.18%
NASDAQ 26,516 ▲1.32%
NAFTA 100.32 ▼1.42%
ARI 4,076 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,482 ▲ +0.28% ETH $2,345 ▲ +0.97% XRP $1.3216 ▲ +2.13% SOL $100.8900 ▼ -0.81%
S&P 500 7,732 ▲0.72 % DOW 52,455 ▲0.18 % NASDAQ 26,516 ▲1.32 % NAFTA 100.32 ▼1.42 % ARI 4,076 ▲0.94 % S&P 500 7,732 ▲0.72 % DOW 52,455 ▲0.18 % NASDAQ 26,516 ▲1.32 % NAFTA 100.32 ▼1.42 % ARI 4,076 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Gjiknuri: Zgjerimi i aktivitetit të Shell në Shqipëri, lajm i mirë

aaaMinistri i Industrisë dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri e vlerësoi një lajm të mirë për Shqipërinë zgjerimin e aktivitetit të SHELL, ne një status që postoi në rrjetin social Facebook vetëm pak orë pas publikimit të lajmit se, kompania Shell ka rënë dakord që të marrë asetet shqiptare të Petromanas për 45 milionë dollarë. Transaksioni i propozuar pritet të mbyllet rreth datës 15 mars. Më parë Shell kishte 25% të aksioneve në aktivitetin në Shqipëri.

Ministri Gjiknuri tha se, tashmë Shell ka marrë plotësisht kontrollin e marrëveshjes koncesionare të kërkimit të naftës në blloqet 2 dhe 3 ndërsa po negocion një tjetër marrëveshje për bllokun 4.

“ Ky është një lajm shumë pozitiv për të ardhmen e industrisë hidrokarbure në Shqipëri. Rritja e interesit nga kompania SHELL si dhe afrimi i gjigandit israelit të naftës Navitas Petroleum, pjesë e Delek Group, shton pritshmërinë për potencialet që ofron vendi në fushën e naftës” deklaroi ministri.

Pavarësisht faktit se çmimet e naftës kanë pësuar rënie në tregjet botërore, rezervat e naftës në nëntokën shqiptare shihen me interes për kompani ndër më prestigjozet në botë. Ky interesim në rritje i kompanive serioze është gjithashtu një konfirmim i suksesit të politikave të ndjekura nga qeveria në zhvillimin e industrisë hidrokarbure, pohoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.