🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.29 ▲0.95%
ARI 4,149 ▼4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,475 ▼ -1.33% ETH $2,682 ▼ -0.16% XRP $1.4942 ▼ -1.85% SOL $118.3500 ▼ -3.72%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.29 ▲0.95 % ARI 4,149 ▼4 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.29 ▲0.95 % ARI 4,149 ▼4 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Kosova

Gjini: Kurti më dërgoi ftesë me SMS, nuk shoh seriozitet as qëllim të mirë

Kreu i AAK-së zbuloi në Rubikon detaje nga komunikimi me kryeministrin në detyrë; Aleanca refuzoi takimin me Kurtin, ndërsa Hamza i PDK-së pranoi – gati nesër në 09:00 në Kuvend

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka zbuluar mbrëmë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar ftesë për takim përmes një mesazhi SMS, ftesë në të cilën ai thotë se nuk sheh as seriozitet, as qëllim të mirë.

Siç raportoi mbrëmë Klan Kosova, Gjini e bëri zbulimin në emisionin “Rubikon”, ku foli për komunikimin e fundit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në kuadër të përpjekjeve për formimin e institucioneve të reja. “Më dërgoi SMS”, tha Gjini, duke shtuar se në këtë qasje nuk sheh “as seriozitet, as qëllim të mirë”.

Sipas mediave kosovare, Kurti u ka dërguar ftesa krerëve të partive politike për takime lidhur me formimin e institucioneve. Aleanca ka refuzuar takimin me Kurtin, duke i dërguar atij një përgjigje zyrtare në të cilën, në funksion të transparencës, ka publikuar edhe letrën me kërkesat e saj.

Ndryshe ka vepruar Partia Demokratike e Kosovës. Kryetari i saj, Bedri Hamza, konfirmoi mbrëmë se i është përgjigjur ftesës së Kurtit dhe se është i gatshëm për takim nesër në orën 09:00, duke kërkuar që takimi të mbahet në Kuvend, ashtu siç e kërkon rendi institucional.

Kujtojmë se Kurti dhe Hamza u takuan edhe një ditë më parë, takim për të cilin Hamza tha se u diskutua për deklaratën e Kuvendit lidhur me aktgjykimin e Speciales dhe për çështjen e presidentit, por jo për emra konkretë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.