Debat në studio, Muça: Të huajt i mbajnë mëkatet tona për presion, Shehi: Mirë bëjnë
Të ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, politikani Dashamir Shehi dhe analisti Flogert Muça u përfshinë në një debat lidhur me situatën aktuale politike në vend.
Shehi i cilësoi zhvillimet e fundit si “turp të madh”, ndërsa Muça u shpreh se Europa vepron në bazë të interesave të saj.
“Europianët veprojnë në interesin e tyre. Të huajt i mbajnë mëkatet tona, i mbajnë këtu dhe, kur u duhet për të bërë presion, t’i nxjerrin në tavolinë”, tha Muça.
Në përgjigje, Shehi tha: “Shumë mirë bëjnë. Pse, ti bën korrupsion, qenka i pandershëm ai që të ka përgjuar ty duke vjedhur dhe ti që ke vjedhur popullin tënd qenke i ndershëm?”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.