🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 79.65 ▼5.93%
ARI 4,106 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $62,749 ▼ -0.64% ETH $1,846 ▼ -1.07% XRP $1.0659 ▼ -1.44% SOL $72.5700 ▼ -0.89%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 79.65 ▼5.93 % ARI 4,106 ▼0.03 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 79.65 ▼5.93 % ARI 4,106 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Kronika

GJKKO dënon me rreth 155 vite burg në total 28 të pandehur për trafikim të emigrantëve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi këtë të hënë me rreth 155 vite burg në total 28 të pandehur, të cilët u shpallën fajtorë për veprën penale “ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), grupi kriminal organizonte kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt disa vendeve të botës, kundrejt pagesave që arrinin në mijëra euro për person.

Vendimi u shpall nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Irena Gjoka dhe Atalanda Zeqiraj.

Çështja u përfaqësua në gjykatë nga prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini.

Ky vendim vjen në kuadër të goditjes së grupeve kriminale të përfshira në organizimin e emigracionit të paligjshëm dhe pritet të jetë objekt i ankimit në shkallët më të larta të gjyqësorit.

Kjo çështje lidhet me dosjen e dërguar për gjykim nga SPAK ndaj 32 personave, të akuzuar për trafik emigrantësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Sipas organit të akuzës, të pandehurit kanë vepruar gjatë viteve 2022-2024, duke organizuar kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në rrugë tokësore, ajrore dhe detare drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë. Për realizimin e këtyre udhëtimeve, sipas SPAK, grupi përdorte dokumente të falsifikuara dhe përfitonte shuma prej mijëra eurosh nga emigrantët.

Ndaj të pandehurve u ngritën akuzat për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerje të veprës penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si edhe “Shpërdorim detyre”.

Nga 32 personat e marrë të pandehur në këtë procedim, GJKKO shpalli fajtorë 28 prej tyre, duke i dënuar në total me rreth 155 vite burg. Për pjesën tjetër të të pandehurve, gjykata dha vendime të veçanta, sipas rolit dhe provave të administruara gjatë procesit gjyqësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.