☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 06 August 2026
S&P 500 7,716 ▼0.1%
DOW 53,950 ▼0.73%
NASDAQ 26,366 ▲0.01%
NAFTA 77.60 ▲3.16%
ARI 4,309 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,457 ▼ -0.69% ETH $1,910 ▼ -0.5% XRP $1.0354 ▼ -3.23% SOL $72.7300 ▼ -2.38%
S&P 500 7,716 ▼0.1 % DOW 53,950 ▼0.73 % NASDAQ 26,366 ▲0.01 % NAFTA 77.60 ▲3.16 % ARI 4,309 ▲0.08 % S&P 500 7,716 ▼0.1 % DOW 53,950 ▼0.73 % NASDAQ 26,366 ▲0.01 % NAFTA 77.60 ▲3.16 % ARI 4,309 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Opinion

GJKKO fsheh Rregulloren Bani, për t’i shpëtuar anulimit të saj

Nga Mero Baze

Katër ditë pasi ngrita alarmin mbi rregulloren e “sigurisë” për median në GJKKO, dhe pas një reagimi ndërkombëtar të ashpër për shkeljen e standardeve të lirisë së shtypit, por edhe të praktikave evropiane për këtë çështje, GJKKO e ka hequr nga faqja e saj komentin delirant të kryetarit të saj, Erion Bani, dhe rregulloren në fjalë.

Nuk e ka shfuqizuar dhe as ka reaguar qoftë edhe për etikë. Thjesht ka bërë atë që do të bëjë me median në të ardhmen, t’i fshihet asaj nga sytë. Në këtë rast, meqë media e kapi me presh në duar, thjesht ka fshehur preshin.

Prandaj kjo jo vetëm nuk përbën ndonjë fitore ndaj Gjykatës, por, përkundrazi, është një shenjë e fortë që Gjykata do të vazhdojë t’i fshihet publikut në çdo veprim të saj. Edhe gjykatat partizane, që shpallnin vendime në emër të popullit maleve dhe pushkatonin njerëz, nuk ishin më ilegale sesa GJKKO e Erion Banit. Dhe ato, herë pas here, e tregonin vendimin që morën dhe pse e morën.

GJKKO, e drejtuar nga Erion Bani, është e vetmja gjykatë në Republikë që nuk publikon vendimet gjyqësore. Shikoni faqen e saj dhe do të kuptoni që asnjë vendim gjyqësor nuk publikohet, ashtu siç bëjnë gjykatat e tjera.

Magjistratët, që pretendohet se janë të kualifikuar për gjyqtarë, janë të frikësuar se mos njerëzit lexojnë shqyrtimet e tyre gjyqësore. Pra, jo vetëm në sallë, por edhe pas sallës, Gjykata është tërësisht jotransparente dhe vepron në errësirë të plotë. Kur mendon se qeveria britanike ka dhënë miliona paund për transparencën e SPAK-ut dhe GJKKO-së dhe përfundimi është që GJKKO harton rregullore kundër transparencës dhe fsheh vendimet që merr, e kupton se në çfarë shkalle ka arritur deliri dhe arroganca e tyre. Por kjo është përgjegjësi e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, i cili ndoshta meriton një komision hetimor për lejimin e kësaj situate të papërgjegjshme.

Ajo që gazetarët duhet të bëjnë në këtë rast është vazhdimi i betejës në Gjykatën Kushtetuese. Çdo rregullore apo ligj që bie ndesh me Kushtetutën duhet të shfuqizohet direkt nga Gjykata Kushtetuese.

Në rastin konkret, Kushtetuta, në nenin 22, thotë:

Liria e shprehjes është e garantuar.
Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.
Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.

Kaq mjafton që ajo rregullore, madje edhe ligje që tentojnë të kufizojnë të drejtën e publikut për t’u informuar, të hidhen në kosh. Dhe një gjyqtar që ka shkelur Kushtetutën, si edhe një KLGJ që nuk e ka ndaluar atë, nuk duhet të qëndrojnë më në atë detyrë.

Heqja nga faqja e GJKKO-së e faktit komprometues, rregullores dhe komentarit privat delirant, nuk është një tërheqje, por një vendosmëri për të vepruar larg syve të publikut. Beteja përfundon kur ajo rregullore dhe ai koment të penalizojnë personat dhe mentalitetin që mban drejtësinë e re shqiptare larg syve të publikut. Atje ku drejtësia nuk është një vendim i arsyetuar publikisht, ajo kthehet në një vullnet personal të gjyqtarëve, që duan të mos i gjykojë askush për atë që bëjnë.

I vetmi arsyetim publik që ka bërë deri më sot GJKKO është Rregullorja Bani, që na tregon se si nuk duhet treguar se si merret një vendim në gjykatë. Fiks të kundërtën e asaj që duhet të bëjë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.