☁️
Tiranë 17°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,993 ▲ +0.02% ETH $2,241 ▼ -0.18% XRP $1.1653 ▼ -0.65% SOL $89.6900 ▼ -0.27%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

Itali, Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga vendi

ITALi, 8 nëntor, ATSH/ Qeveria italiane, e drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni, ka propozuar vendosjen e një takse prej 26% mbi fitimet e parealizuara nga investimet financiare për individët e pasur që largohen nga Italia për t’u vendosur në një shtet tjetër.

Sipas projektbuxhetit të paraqitur në Parlament, masa do të zbatohet për personat që zotërojnë asete financiare me vlerë të paktën 800 mijë euro dhe që kanë qenë rezidentë fiskalë në Itali për të paktën gjashtë nga dhjetë vitet para largimit.

Nisma synon të taksojë fitimet e krijuara nga rritja e vlerës së aseteve, edhe në rastet kur ato nuk janë shitur ende. Megjithatë, sipas propozimit, pagesa mund të rimbursohet nëse asetet financiare nuk likuidohen për disa vite pas largimit nga Italia.

Propozimi ka ngjallur shqetësime te këshilltarët financiarë, të cilët paralajmërojnë se masa mund të nxisë largimin e investitorëve dhe individëve me pasuri të mëdha nga Italia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.