GJKKO i pezulloi dënimin, ja momenti i lirimit të Greta Gjocit nga Burgu i Pojskës! Në krahë mban foshnjën e saj, familjar
Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, Greta Gjoci është liruar këtë të enjte nga burgu i Pojskës.
Rreth orës 16:30, familjarët e saj mbërritën pranë IEVP Pojskë për ta marrë, pasi 33-vjeçarja kreu procedurat e nevojshme të lirimit.
Ajo u largua së bashku me foshnjën e saj dhe nuk pranoi të bënte deklarata për mediat. Ndërkohë, familjarët e saj, jashtë kamerave, falënderuan gjykatën dhe mediat për trajtimin e rastit.
Gjoci është një nga gjashtë gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos për mashtrim përmes skemës së “Call Center”.
Asaj i kanë mbetur për të vuajtur edhe pak më shumë se 3 vite e 5 muaj burg nga dënimi i dhënë në shkallën e parë. Ligji parashikon se, kur e dënuara ka një fëmijë nën një vjeç, gjykata mund të shtyjë ekzekutimin e vendimit deri në mbushjen e kësaj moshe.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.