☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,615 ▲1.67%
DOW 46,460 ▲1.94%
NASDAQ 22,038 ▲1.8%
NAFTA 87.94 ▼10.48%
ARI 4,438 ▼3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,068 ▲ +3.79% ETH $2,157 ▲ +4.42% XRP $1.4394 ▲ +3.88% SOL $91.5200 ▲ +5.38%
S&P 500 6,615 ▲1.67 % DOW 46,460 ▲1.94 % NASDAQ 22,038 ▲1.8 % NAFTA 87.94 ▼10.48 % ARI 4,438 ▼3 % S&P 500 6,615 ▲1.67 % DOW 46,460 ▲1.94 % NASDAQ 22,038 ▲1.8 % NAFTA 87.94 ▼10.48 % ARI 4,438 ▼3 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gjoba masive biznesit të vogël, sistemi i ndëshkon automatikisht

Mijëra biznese të vogla në shkallë vendi janë gjobitur nga sistemi elektronik i Tatimeve për mosdorëzimin e formularit të punësimit. Bëhet fjalë për persona fizikë, që kanë vetëm një të punësuar, pra administratorin.

Sipas Tatimeve, edhe pse janë të regjistruar në QKR këto biznese duhet të dorëzonin edhe formularin e deklarimit të punonjësit në zyrat e taksave.

Për këtë arsye, nga data 22 qershor mbi këto biznese sistemi ka gjeneruar automatikisht gjobën prej 10 mijë lekësh të reja, sipas nenit 113 të procedurave. Por kjo masë ndëshkimore ka hapur debate të mëdha edhe institucionale.

Në Drejtorinë e Apelimit Tatimor kanë vërshuar ankimimet nga bizneset e gjobitura, ndërsa avokati i tatimpaguesve ka nisur menjehërë hetimet.

Drejtuesit e Tatimeve thanë për Top Channel se janë duke diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje. Por, sipas tyre, administrata nuk ka hapësira për të falur gjoba, pasi ato janë të sanskionuara nga ligji.

Por burime nga zyra e avokatitit të tatimpaguesve thonë se gjobat janë të paligjshme, pasi këto subjkete nuk e kanë detyrimin për të deklaruar punonjësin e vetëm.

Top Channel ka mësuar se avokati do t’i kërkojë Drejtorisë së Tatimeve shfuqizimin e gjobave, sipas nenit 59 të ligjit të QKR, i cili thotë se regjistrimi  i subjekteve në QKR përbën gjithashtu regjistrimin e njëkohshëm të tyre pranë administratës tatimore, në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe pranë Inspektoratit të Punës.

Edhe pse nuk ka ende një numër të saktë, burime konfidenciale thanë për Top Channel se sistemi ka gjobitur me mijëra biznese në shkallë vendi, kryesisht tregtarë ambulantë apo persona fizikë me xhiro minimale nën 2 milionë lekë në vit, të cilët nuk kanë njohuri mbi ligjet tatimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.