ArteFilm

“Gjon Mili International Video art Festival 2022” mbyll edicionin e tij të parë në New York

Për 5 ditë me rradhë u prezantuan 61 artistë nga e vënde të ndryshme të botës si:  Italia, Franca, Kina,
Rumania, Shqipëria, Kroacia, Kosova etj., në mediumet: video art, film dhe dokumentarë
eksperimentalë.
Pas një rrugëtimi të gjatë, si dhe me eventet e përqëndruara në Tiranë dhe në Korçë përgjatë muajit
shtator, festivali e mbylli edicionin e tij të parë në Producer Club Theater, Manhattan. Co – Producenti i
festivalit Alfred Tollja, Drejtore Artistike e festivalit në NY- Lorena Kalaja, si edhe Drejtore e Festivalit
GjON MILI VIDEOART FESTIVAL, Yllka Gjollesha, organizuan ditët e fundit të këtij rrugëtimi. Në natën
finale juria e festivalit, e cila përgjatë një muaji ka shqyrtuar 61 artistët e përzgjedhur në edicionin e
parë, shpalli çmimin  “Best Video Art”, ku fitues u zgjodh artisti nga Kosova, Leart Rama, me serinë e13
dokumentarëve të shkurtër me titullin “Corona Dairy”.
Ditari Corona #001 fillon të eksplorojë rrugët e zbrazëta të Prishtinës, me poezi, shtëpi të ngrohta, të
xhiruara nga jashtë në pranverë. Mesazhi që artisti na përcjell është: “Qëndroni të sigurt dhe përhapni
dashuri”.
Leart Rama është një regjisor i ri.  Ai është themeluesi i Katarzè Films, një shtëpi filmike alternative në
Kosovë.  Filmat e Leartit kanë udhëtuar nëpër botë në festivale të rëndësishme. Puna e tij dominohet
nga emocionet njerëzore, të cilat bëjnë që audienca të përjetojë një Catharsis.
Learti është vlerësuar nga juria si një artist premtues, i plotë dhe me një reflektim të drejtpërdrejtë me
atë që ka kaluar bota përgjatë pandemisë.
Dy artistë të tjerë që u vlerësuan nga juria për veprat e tyre me çmimin e dytë dhe të tretë janë
Francesca Silvia Maurizi dhe Burim Myftiu.
Francesca Silvia Maurizi, artistja italiane e diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Firences sjell
në videon e saj njeriun e karakterizuar nga dualiteti. Një alegori e kohës, brenda së cilës njeriu pushtohet
nga mendimet në të cilën ndodhet, i shqetësuar për të gjetur zgjidhje që mund ta ngushëllojnë.
Burim Myftiu është një pedagog shqiptaro-amerikan, kurator arti, artist pamor dhe fotograf.
"Remembrance" është një video që është krijuar për të kujtuar tmerret e luftës që kaloi Kosova
gjatë agresionit serb në vitin 1999. Ajo është gjithashtu një mënyrë konceptuale e shprehjes së kujtesës
kolektive përgjatë luftës në Kosovë.
Ky festival u krijua i frymëzuar nga kontributi që Gjon Mili i dha botës së artit, si ikonë e fotografisë
botërore. Gjithashtu Gjon Mili la një shenjë të madhe në kinematografi si skenarist dhe regjisor i gjashtë
filmave dokumentarë. Me “Jammin the blues” ai u nominua për çmimin OSCAR, në vitn 1937.
Festivali ndërkombëtar i Video Artit, Filmit Eksperimental dhe Dokumentarit Autor të shkurtër në
Shqipëri, do të jetë edhe një laborator i krijimit për të rinjtë.
Bashkëpunimi me video artistë, regjisorë, fotografë, konsulentë, studiues arti kombëtarë dhe
ndërkombëtarë, do të jetë gjithashtu pjesë e këtij festivali.
GJON MILI INTERNATIONAL VIDEO ART, si i vetmi festival i dedikuar zhanreve eksperimentale, siç e
tregon edhe emri, synon të jetë një event ndërkombëtar, me një kontribut të veçantë në zbulimin e
talenteve në botën e filmit eksperimental.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button