☁️
Tiranë 21°C · Vranët 05 May 2026
S&P 500 7,249 ▲0.68%
DOW 49,190 ▲0.51%
NASDAQ 25,282 ▲0.85%
NAFTA 102.18 ▼3.98%
ARI 4,593 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
₿ CRYPTO
BTC $81,190 ▲ +1.31% ETH $2,375 ▲ +0.31% XRP $1.4068 ▼ -0.16% SOL $85.2600 ▲ +0.26%
S&P 500 7,249 ▲0.68 % DOW 49,190 ▲0.51 % NASDAQ 25,282 ▲0.85 % NAFTA 102.18 ▼3.98 % ARI 4,593 ▲1.31 % S&P 500 7,249 ▲0.68 % DOW 49,190 ▲0.51 % NASDAQ 25,282 ▲0.85 % NAFTA 102.18 ▼3.98 % ARI 4,593 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
05 May 2026
Breaking
Arte

Gjon Mili Video Art Festival shpall veprat e përzgjedhura për konkurim

Festivali i Video Artit Gjon Mili Video Art Festival ka shpallur zyrtarisht veprat dhe artistët e përzgjedhur për konkurrim në edicionin e këtij viti.

Pas shqyrtimit të disa qindra aplikimeve nga pothuajse e gjithë bota, juria seleksionuese ka vendosur të përzgjedhë për konkurrim 40 vepra të autorëve të ndryshëm, duke ndërtuar një program përfaqësues të tendencave bashkëkohore në video art, film të shkurtër dhe dokumentar.

Edicioni i këtij viti do të zhvillohet në tre lokacione ndërkombëtare: në Korçë dhe Dhërmi në Shqipëri, si dhe në New York, duke ofruar një platformë të gjerë prezantimi për artistë nga kontinente të ndryshme. Programi përfshin katër kategori kryesore: Dokumentar, Mixed Media, Film i Shkurtër dhe Video Art.

Lista e plotë e veprave të përzgjedhura për konkurrim është si më poshtë:

DOKUMENTAR

  • Anson Sham (Hong Kong) – In That Winter, We Read and Danced in Front of The Border Wall (Atë dimër, ne lexuam dhe kërcyem përpara murit kufitar)
  • Fatjet Bajrami (Shqipëri) – Kecka (Kecka)
  • Jan Adriaans (Holandë) – Z van zelfredzaamheid / S for self reliance (Z e vetëmbështetjes / S për vetëqëndrueshmëri)
  • John Ledingham (Kanada) – Violence Solves Everything (Dhuna zgjidh gjithçka)
  • Laura Sivakova-Passova & Patrik Lancaric (Sllovaki) – DEZO HOFFMANN – PHOTOGRAPHER OF THE BEATLES (DEZO HOFFMANN – fotografi i Beatles)
  • Matty Hannon (Australi) – Haus Tumbuna (Shtëpia Tumbuna)
  • Rebeka Bratož Gornik (Slloveni) – State of Preparedness (Gjendja e gatishmërisë)
  • Sophie Sherman & Némo Camus (Belgjikë) – the water was here (uji ishte këtu)

MIXED MEDIA

  • Anne Ciecko (Shtetet e Bashkuara) – Out of Hand (Jashtë kontrollit)

FILM I SHKURTËR

  • Enxhi Rista (Shqipëri, Rumani) – The Couch (Divani)
  • Erwan Le Gal (Francë) – HYPATIA OF ALEXANDRIA – the solitary bee (Hipatia e Aleksandrisë – bleta e vetmuar)
  • Hye Gun Lee (Kore e Jugut) – Three Makes Unicon (Tre bëjnë njëbrirësh)
  • Kate Ferguson (Shtetet e Bashkuara) – Dear Kevin (I dashur Kevin)
  • Lucia Catalini (Itali) – Né una né due (As njëra, as dy)
  • Margherita Bagnara (Itali) – Shards of absence (Copëza mungese)
  • Patrick Doyon (Kanada) – Dizzy Cavalry (Kalorësia marramendëse)
  • Rodrigo Pires (Brazil) – Film Noir (Film i zi)
  • Thomas Lallier (Francë) – Atelier Garel (Atelier Garel)
  • Tyler QDurden (Kinë) – ANIMA (Shpirti)

VIDEO ART

  • Agnès Roux (Monako) – Money or your life (Paratë ose jetën)
  • Angeliki Avgitidou (Greqi) – Recipe for Utopia (Recetë për utopi)
  • Artur Silva (Brazil, Shtetet e Bashkuara) – Leisure/Labor (Koha e lirë/Puna)
  • Beate Gördes (Gjermani) – Fluxions (Rrjedhje)
  • Daniel Weismüller (Gjermani) – resin (rrëshirë)
  • Eleonora Manca (Itali) – From the Womb (Nga barku i nënës)
  • Eyal Segal (Izrael) – LIGHTHOUSE (Fari)
  • Janet Lees (Mbretëria e Bashkuar) – Blood Hounds (Qentë e gjakut)
  • Karel van Laere (Tajvan) – Calling From Work (Telefonatë nga puna)
  • Małgorzata Szyszka (Poloni) – The Power of stream (Fuqia e rrjedhës)
  • Marco Balbi Dipalma (Itali) – THE ARTIST DIES IN ART | SELF PORTRAIT (Artisti vdes në art | Autoportret)
  • Maria Grazia Carriero (Itali) – versus (kundër)
  • Mattia Biondi (Itali) – Inside Lumière (Brenda Lumière)
  • Milena Jovićević (Mal i Zi) – Linija Među Nama / A Line Between Us (Një vijë mes nesh)
  • Mona Kasra (Shtetet e Bashkuara) – MicroMacro (Motorized vs Handheld) (MikroMakro (motorike kundrejt manuale))
  • Natasa Prosenc Stearns (Slloveni) – Misericorde (Mëshirë)
  • Thadeusz Tischbein (Gjermani) – Kingdom of animals (Mbretëria e kafshëve)
  • Tom Bessoir (Shtetet e Bashkuara) – EQUAL (Barazi)
  • Veronica Maria Rossi (Argjentinë) – Unravelling Archive (Zhbërja e arkivit)
  • Victor Ausländer (Itali, Zvicër) – Reconnaissances (Zbulime)
  • Wheeler Winston Dixon (Shtetet e Bashkuara) – Phantom Dance (Kërcimi fantazmë)

Këto 40 vepra do të jenë në garë për çmimet e festivalit dhe do të prezantohen para publikut dhe jurisë ndërkombëtare në tre qytetet pritëse. Festivali synon të krijojë një hapësirë dialogu artistik dhe shkëmbimi kulturor, duke sjellë në vëmendje zëra të rinj dhe qasje inovative në artin e videos.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.