☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 93.77 ▼5%
ARI 5,022 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,026 ▲ +3.3% ETH $2,336 ▲ +9.93% XRP $1.5294 ▲ +7.84% SOL $95.9100 ▲ +8.26%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 93.77 ▼5 % ARI 5,022 ▼0.78 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 93.77 ▼5 % ARI 5,022 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Arte

Gjuha më e vjetër në Evropë?! Folësit e fundit nga Sparta e lashtë

Qytet-shteti antik i Spartës, mund të ketë rënë gati 2400 vjet më parë, por sot, 2000 njerëz ende flasin gjuhën e luftëtarëve të saj antikë. Në fshatin malor, Pera Melana, në gadishullin jugor të Peloponezit, ka të ngjarë të dëgjoni, në kafenetë qendrore të fshatit, një gjuhë të pazakontë në bisedat mes pleqve. Folësit janë pasardhësit gjuhësorë të Spartës antike, një gjuhë 3000-vjeçare të quajtur Tsakonika.

Kjo gjuhë flitet shpesh në shtëpi, megjithatë e ardhmja e saj mbetet e pasigurt. “Ne po e humbasim atë, nuk ka mësues që t’ua mësojë brezave të rinj”, tha për BBC,  Thomais Kounia, e njohur si “perandoresha e Tsakonika”. “Unë jam përpjekur ta ruaj gjuhën për 40 vitet e fundit. Është detyra ime ta bëj këtë.”

Tsakonika nuk është e rëndësishme vetëm për identitetin dhe kulturën vendase, por është trashëgimia e vetme e vazhdueshme e spartanëve të lashtë. Gjithashtu, është gjuha më e vjetër e gjallë në Greqi – që paraprin greqishten e re me rreth 3100 vjet – dhe një nga gjuhët më të vjetra në Evropë.

Tsakonika bazohet në gjuhën dorike që flitej nga spartanët e lashtë dhe është dialekti i vetëm i mbetur nga dega perëndimore dorike e gjuhëve helene. Në të kundërt, greqishtja rrjedh nga dialektet jonike dhe atike në degën lindore. Secila prej tyre përdor një alfabet të ngjashëm, por Tsakonika ka më shumë simbole fonetike dhe ndryshon në strukturë dhe shqiptim. Një frazë e famshme në këtë gjuhë është ajo nga Leonidhas I, të cilit komandanti persian i kërkoi të dorëzonte të gjitha armët ose të vdiste dhe Leonidhas iu përgjigj: “Ejani t’i merrni!”.

Rreth 5000 njerëz flisnin gjuhën Tsakonika deri në fund të viteve 1950, por kur greqishtja e re u bë gjuha kombëtare në 1976, ky numër u zvogëlua me më shumë se gjysma në dekadat e mëpasshme. Mësues të shumtë erdhën në atë zonë për t’ju mësuar banorëve greqishten e re dhe Tsakonika nisi të braktisej e madje të stigmatizohej si një “gjuhë fshatare”.

Historikisht, Tsakonika ka qenë një gjuhë jo e shkruar, për këtë arsye nuk ka dokumente e as letërsi të shkruar në këtë idiomë. Jo më kot, fjala “lakonike” vjen nga Laconia, banorët e së cilës ishin të njohur për shkurtësinë verbale dhe përdorimin e togfjalëshave. Pra, ka relativisht pak fjalë tsakoniane – përllogariten nga 8000 deri në 10 000 të tilla.

Për të ruajtur gjuhën në vitin 1986, u botuan tre vëllime fjalorësh, por që prej asaj kohe asnjë përpjekje më shumë nuk është bërë për ta ruajtur atë. Tashmë, në epokën e teknologjisë, po punohet shumë që të kryhet digjitalizimi dhe ruajtja e saj, për t’u trashëguar edhe në brezat pasardhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.