Rajoni
Gjuriq: Të martën, bisedimet për Asociacionin
Shefi i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se më në fund të martën do të fillojnë bisedimet Prishtinë-Beograd për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Duke folur për RTS, Gjuriq, ka theksuar se në delegacionin e tyre do të ketë edhe përfaqësues të serbëve të Kosovës dhe se bisedimet për ASK-në janë shumë të rëndësishme.