☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,285 ▼ -0.07% ETH $2,059 ▲ +0.09% XRP $1.3001 ▼ -1.15% SOL $79.7400 ▼ -1.64%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Janinës shpall të pafajshëm Kajmakun: Nuk kishte si t’i falsifikonte paratë

Gjykata e Janinës e shpalli të pafajshëm Agim Kajmakun, alias Jorgo Toto. Gjykatësja Kristina Andoniun pranoi se i akuzuari nuk mund të fabrikonte paratë për të cilat Kajmaku u akuzua më 13 janar të vitit 2003. Këtë akuzë përdori edhe Partia Demokratike kundër tij.

Në procesin e zhvilluar në Janinë në datën 12 shtator 2019, i akuzuari Jorgo Toto, ose Agim Kajmaku është përfaqësuar prej avokatit të tij dhe pasi është shqyrtuar dosja, gjykata ka vendosur unanimisht se Jorgo Toto nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen e 13 janarit 2003 duke e shpallur atë të pafajshëm. Gjykatësja Kristina Andoniu pranoi se i akuzuari nuk mund të fabrikonte paratë e përdorura gjatë transaksionit dhe mundësitë e tij për të kryer këtë gjë ishin zero.

Po ashtu gjykata pranoi edhe qëndrimin e mbrojtjes se transaksionet e parave në vendin tonë shpesh kryhen në rrugë dhe jo brenda bankave ç’ka shton ndjeshëm rrezikun e marrjes së parave false në një transaksion të ngjashëm nëse kryhet prej personave jo ekspertë të fushës.

Edhe prokuroria pranoi se i akuzuari Jorgo Toto në asnjë rrethanë nuk kishte mundësi të fabrikonte por edhe të përdorte monedhat false pasi nuk ishte ne dijeni se transaksioni do të bëhej me para në dorë dhe jo nëpërmjet bankës siç kishte ndodhur në raste të ngjashme mes të akuzuarit dhe furnitorëve të tij.

Prokuroi pranoi edhe dëshminë e viktimës, i cili pamvarësisht se denoncoi Toton, tha se nuk besonte se ai i ka dhënë me qëllim para të falsifikuara por edhe vete Toto ka rënë pre e mashtrimit.

Ndërsa avokati i Jorgo Totos, (Agim Kajmaku) sqaroi se për shkak të njohjes jo të mirë të gjuhës greke, kuptoi se procesi ndaj tij kishte mbaruar me lirimin e tij me janar të 2003 ndaj dhe nuk kishte informacion se duhet të paraqitej sërish në procesin ndaj tij pak muaj më vonë.

Me këtë vendim, duket se kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i mbylli problemet me drejtësinë greke por jo ende me atë shqiptare. Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se kishte fshehur arrestimin e tij në Greqi në deklaratën e dekriminalizimit kur mori detyrën e kryebashkiakut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.