☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.91 ▲2.01%
ARI 4,047 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,940 ▲ +1.53% ETH $2,355 ▲ +1.98% XRP $1.3250 ▲ +1.94% SOL $102.0200 ▲ +2.28%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.91 ▲2.01 % ARI 4,047 ▼0.68 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.91 ▲2.01 % ARI 4,047 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Serbia

Sulm terrorist para Ambasadës së Izraelit në Beograd, sulmuesi i mitur u vra

Një i mitur, që dyshohet se është nga Shabaci, sulmoi me dy thika pjesëtarin e Xhandarmërisë që ruante Ambasadën e Izraelit në Beograd. Xhandari e vrau në vetëmbrojtje dhe u plagos lehtë, ndërsa ministri i Brendshëm Ivica Daçiç shpalli shkallën e kuqe, më të lartën, të rrezikut nga terrorizmi.

Një sulm terrorist është kryer sonte, 15 minuta pas mesnate, para Ambasadës së Izraelit në Beograd, ku një i mitur ka sulmuar me dy thika pjesëtarin e Xhandarmërisë që ruante objektin diplomatik në bulevardin Knez Aleksandar Karagjorgjeviç në Dedinje, siç njofton RTS-ja.

Sipas ministrit të Brendshëm në mandat teknik, Ivica Daçiç, sulmuesi, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar dhe që dyshohet se është nga Shabaci, iu vërsul xhandarit duke bërtitur “Allahu ekber”. Xhandari reagoi në vetëmbrojtje dhe e vrau sulmuesin, ndërsa vetë u plagos lehtë, me një prerje në fytyrë.

Daçiç bëri të ditur se shërbimet e sigurisë e kishin ndjekur më herët sulmuesin, i cili, sipas të dhënave operative, ishte mbështetës i Shtetit Islamik dhe në profilin e tij në Instagram mbante flamurin e zi dhe simbolet e kësaj organizate terroriste.

‘Duke pasur parasysh se në territorin e vendit tonë u krye një sulm terrorist, mora vendimin ta ngre nivelin e kërcënimit nga terrorizmi në shkallën më të lartë të mundshme — shkallën e kuqe’, tha Daçiç, siç transmeton RTS-ja. Kjo nënkupton kontroll dhe prani të shtuar të forcave policore në lokacionet me rëndësi të veçantë, përfshirë objektet e infrastrukturës dhe vendet ku mblidhen shumë qytetarë.

Ministri, së bashku me drejtorin e policisë Dragan Vasiljeviç, vizitoi xhandarin e plagosur, i cili ndihet mirë dhe pritet të lëshohet sot në shtëpi, siç njofton Telegraf.rs. Hetimi për të gjitha rrethanat e sulmit është në vazhdim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.