Kronika

Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Vladimir Gjutës, ja arsyeja

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar sot lirimin e Vladimir Gjutës, i cili ndodhet në burg pas akuzave të babait të tij për dhunë fizike.

Gjuta, i cili fillimisht u arrestua pasi dyshohej si i implikuar me çështjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri u lirua nga këto akuza më 24 prill të këtij viti, por pak muaj më vonë më 20 qershor, ai u arrestua sërish pas denoncimit për dhunë në familje.

Por sot Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin për shkak të gjendjes mendore. Ndërkohë që në vendimin e gjykatës thuhet gjithashtu se është konstatuar se nuk ka dhunë të Gjutës ndaj familjarëve. Kohët e fundit, 36-vjeçari ka shfaqur çrregullime të shëndetit mendor.

Më 20 shtator Vladimir Gjuta paraqiti në gjykatën e Tiranës një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, duke kërkuar kështu lirinë. Pas denoncimit, babai dhe familjarët e tij theksuan se nuk kishin dëshmuar asnjëherë se Vladimiri kishte ushtruar dhunë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button