⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.60 ▼1.44%
ARI 4,127 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,879 ▲ +1.05% ETH $2,122 ▲ +1.27% XRP $1.1036 ▲ +1.27% SOL $86.2900 ▲ +0.61%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.60 ▼1.44 % ARI 4,127 ▲0.31 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.60 ▼1.44 % ARI 4,127 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së zyrtare për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të premte të mos legjitimojë kërkesën e bërë nga Partia Demokratike zyrtare, për rrëzimin e marrëveshjes së firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila konsiston në pritjen e rreth 36 mijë emigrantëve në dy qendra pritje që do të ngrihen në Shëngjin dhe Gjadër.

Kushtetuesja në datën 13 dhjetor e ktheu pas kërkesën e PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha për mungesë dokumentacioni. Pas një jave kur kërkesa është depozituar e plotë, ajo është rrëzuar dhe nuk do të merret në shqyrtim.

“Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se kërkuesja, Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk legjitimohet ratione personae t’i drejtohet Gjykatës, pasi nuk provohet interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur, në kuptimin që protokolli të ketë sjellë pasoja negative për statusin ose funksionet e saj , ndaj vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, që do të thotë se kërkimet dhe pretendimet e kërkueses nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre“, thuhet në arsyetimin e Kushtetueses.

Kujtojmë se kërkesa e PD-së zyrtare u depozitua nga deputeti Kreshnik Çollaku më 6 dhjetor dhe kërkoi rrëzimin e marrëveshjes me argumentin se është e papajtueshme me nenet 3,4 dhe 7 të Kushtetutës dhe ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare të Shqipërisë.

“Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë. Pezullimin e procedurës parlamentare për. Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të marrëveshje së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë”, thuhej në kërkesën e PD zyrtare.

Ndërkohë, lidhur me marrëveshjen në fjalë, Kushtetuesja ka pranuar të marrë në shqyrtim ankimin e bërë nga 30 deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve Sali Berisha e Gazment Bardhi, duke i vendosur një bllokadë miratimit të saj në Parlament.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.