Kronika

Gjykata liron Elvis Rroshin nga arresti shtëpiak

Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për kreun e Bashkisë së Kavajës duke zbutur masën e sigurisë ndaj Elvis Roshit, i cili ishte në arrest shtëpie.

Ai akuzohet se ka falsikuar të dhënat në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria thotë se në çështjen e kryebashkiakut të dorëhequr të Kavajës, Elvis Rroshi ka si prova kundër tij përveç formularit të vetëdeklarimit edhe dy shkresa të përcjella përmes Interpol Tiranës në të cilat autoritetet e huaja përcjellin informacion për të.

Në përgjigje të 8 qershorit Zvicra njofton Shqipërinë se ky shtetas njihet me emrat Ervin Rroshi, Elvis Rroshi, Baskim Hallulli , Enver Rroshi, Enver Proshi.

Zvicra shton se në prill 1993 Roshi ka hyrë në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në datën 14 maj ai është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast të dyshuar droge.

Prokuroria thotë se sipas homologeve duke qenë se ky rast ka 20 vjet dhe nuk është bërë e  mundur të sigurohen më tepër detaje, por duke marrë parasysh faktin se ai është dëbuar 4 muaj më vonë, ndoshta nuk ka qenë një episod trafiku, por konsumi.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button