☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,753 ▲ +0.2% ETH $1,763 ▲ +0.53% XRP $1.1377 ▼ -0.1% SOL $80.5200 ▼ -2.77%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
roze

Gjykata në Londër rrëzon padinë e babait të Amy Winehouse për sendet personale të këngëtares

Një gjykatë në Londër ka vendosur më 20 prill kundër Mitch Winehouse, i cili kishte paditur dy mike të vajzës së tij, Amy Winehouse, lidhur me të drejtat mbi disa sende personale të këngëtares.

Mitch Winehouse, administratori i pasurisë së së bijës, kishte ngritur padi në Gjykatën e Lartë kundër Naomi Parry dhe Catriona Gourlay, duke pretenduar se ato kishin fituar rreth 1.2 milionë dollarë nga një ankand në SHBA për sende që sipas tij nuk kishin të drejtë t’i shisnin.

Ndërkaq, Parry, ish-stiliste e këngëtares, dhe Gourlay deklaruan se sendet në fjalë, rreth 150 artikuj në total, u përkisnin ose u ishin dhënë prej vetë Winehouse. Këto përfshinin fustane, këpucë, shallë, vathë dhe çanta.

Sipas vendimit të gjykatës, Naomi Parry fitoi rreth 878 mijë dollarë nga shitja e 56 artikujve në ankandin Julien’s Auctions në Los Angeles në vitin 2021, përfshirë 243,200 dollarë nga një fustan mëndafshi që Winehouse kishte veshur gjatë performancës së saj të fundit në Beograd. Catriona Gourlay përfitoi rreth 344 mijë dollarë nga shitja e 85 artikujve.

Gjykatësja Sarah Clarke rrëzoi padinë e Mitch Winehouse, me argumentin se pretendimet e tij nuk ishin të bazuara. Pas vendimit, Naomi Parry e konsideroi këtë si një pastrim të emrit të saj dhe u shpreh se padia kishte dështuar plotësisht dhe nuk duhej të ishte ngritur.

Amy Winehouse ndërroi jetë në vitin 2011 në moshën 27-vjeçare në shtëpinë e saj në Londër, si pasojë e helmimit nga alkooli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.