Modrić bën bilancin sezonal te Milani: Nuk përfundoi siç do të donim…
“Një sezon me momente të bukura dhe momente të vështira, por në fund duhet të përballemi me realitetin e hidhur dhe të pranojmë se nuk përfundoi siç do të donim. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë tifozët e Milanit për dashurinë, respektin dhe mbështetjen e madhe që më kanë treguar gjatë gjithë sezonit. Forza Milan!”
Kështu, Luka Modrić ka bërë bilancin e tij personal kuqezi, duke shkruar një mesazh në Instagram drejtuar të gjithë tifozëve të “Djallit”. Ndërkohë, janë orë reflektimi te Milani, një situatë jo e re, por tani duhet kuptuar cili vizion do të dominojë për të ndërtuar strategji që mund ta rikthejë klubin në majë. Gjithçka nis nga zgjedhja e drejtorit sportiv.
Nga njëra anë është Ralf Rangnick, nga tjetra Ramon Planes. Në varësi të zgjedhjes së DS, do të vendoset edhe trajneri. Spanjolli, ish-Al-Ittihad, synon Mauricio Pochettino, i cili është aktualisht i fokusuar te përgatitja e SHBA-së për Botërorin si vend organizator.
Ndërsa “profesori” gjerman ka paraqitur tashmë planet e tij dhe pret përgjigjen nga “Via Rossi”. Në thelb, Rangnick ka përdorur versionin gjerman të “e marr unë përsipër”. Nëse i jepet dorë e lirë, gjermani do të sillte stafin e tij, ndërsa Cardinale mund të qëndronte përtej Oqeanit.
Në kampin kuqezi kjo zgjidhje nuk shihet keq dhe pritet vendimi në orët në vijim. Opsioni “Planes” ka Pochettino, ndërsa ai gjerman ka alternativa si Matthias Jaissle dhe Oliver Glasner, ky i fundit i vlerësuar për sukseset në Europë dhe stilin agresiv të lojës.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.