🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.08%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.66 ▲0.55%
ARI 4,179 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,243 ▲ +1.71% ETH $2,501 ▲ +2.12% XRP $1.3666 ▲ +1.87% SOL $106.8300 ▲ +1.09%
S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.66 ▲0.55 % ARI 4,179 ▲0.05 % S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.66 ▲0.55 % ARI 4,179 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
14 Tet 2026
Breaking
Sporti

Miqësoret e Kombëtares U-19 kundër Bullgarisë / Trajneri Tafaj fton 20 lojtarë, grumbullimi nis të hënën

Kombëtarja U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë më 4 dhe 7 qershor në transfertë, në kompleksin “National Football Base”.

Nën drejtimin e trajnerit Fatjon Tafaj, skuadra kuqezi do të nisë grumbullimin të hënën direkt në Bullgari, aty ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore në kuadër të këtyre dy sfidave miqësore.

Stafi teknik ka bërë publike edhe listën me 20 futbollistët e grumbulluar për këto përballje. Shtatë lojtarë aktivizohen në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër luajnë me klube dhe akademi jashtë vendit, në kampionate europiane.

Këto miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar dhe vlerësuar gjendjen e grupit, si edhe për të vijuar përgatitjet në prag të raundit të ardhshëm të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Bullgari vs Shqipëri4 qershor, 18:00, “National Football Base”

Bullgari vs Shqipëri7 qershor, 10:30, “National Football Base”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.