Bota

Gjykata spanjolle lejon zhvarrosjen e mbetjeve të ish-diktatorit Franco

Gjykata Supreme e Spanjës sot mori vendimin me të cilin lejon zhvarrosjen e mbetjeve mortore të ish-diktatorit spanjoll, gjeneralit Francisco Franco.

Qeveria spanjolle më herët publikoi planin për zhvendosjen e mbetjeve mortore të Francos nga mauzoleu i madh “Valle de los Caidos” në ndonjë varrezë tjetër.

Familjarët e diktatorit Franco apeluan vendimin në Gjykatën e Lartë të Spanjës. Këshilli gjyqësor gjashtë-anëtarësh sot mori vendimin se mbetjet mortore mund të zhvarrosen nga monumenti i kompleksit i cili u ndërtua gjatë ditaturës së Francos dhe i cili sot përbën një atraksion të rëndësishëm turistik në periferi të Madridit.

Partitë majtiste dhe familjet e viktimave të luftës civile në Spanjë, prej kohësh kërkojnë largimin e mbetjeve mortore nga mauzoleu. Kundërshtarët e këtij plani pretendojnë se një veprim i tillë mund të hap disa plagë të vjetra brenda shoqërisë spanjolle.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button