🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.93 ▲0.49%
ARI 3,923 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,405 ▼ -0.54% ETH $2,282 ▼ -0.11% XRP $1.2848 ▲ +2.69% SOL $93.0600 ▼ -1.18%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
La Liga

Gjykata Supreme i jep të drejtë Real Madridit në përballjen me La Liga-n

Real Madridi ka njoftuar se Gjykata Supreme e Spanjës ka konfirmuar përfundimisht pavlefshmërinë e vendimeve të presidentit të La Liga-s, të cilat e penguan klubin madrilen të merrte pjesë në disa mbledhje të Organit të Kontrollit për menaxhimin e të drejtave audiovizive gjatë vitit 2022. Sipas klubit, “vendimi iu jep fund përpjekjeve të njëpasnjëshme të La Liga-s për të kundërshtuar vendime që janë shpallur në kundërshtim me ligjin”.

Dhoma e Parë e Gjykatës Supreme, më 10 prill 2026, hodhi poshtë rekursin e paraqitur nga La Liga dhe konfirmoi vendimet e mëparshme gjyqësore, sipas të cilave u shkelën të drejtat e pjesëmarrjes së Real Madridit dhe vendimet u morën pa respektuar procedurat e kërkuara ligjërisht.

Më pas, La Liga paraqiti një kërkesë për pavlefshmëri, duke synuar të vinte në diskutim një vendim tashmë të formës së prerë. Gjykata Supreme e shpalli të papranueshme këtë kërkesë, duke theksuar se ky mekanizëm nuk mund të përdoret për të rihapur një çështje juridike të zgjidhur.

Real Madridi shprehu kënaqësinë për vendimin, duke theksuar se riafirmon parimet e ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe respektimit të të drejtave të klubeve të futbollit profesionist.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.