🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.86 ▼0.69%
ARI 4,204 ▲1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,095 ▼ -1.07% ETH $2,487 ▼ -3.32% XRP $1.3942 ▼ -2.02% SOL $110.0400 ▼ -5.2%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.86 ▼0.69 % ARI 4,204 ▲1.12 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.86 ▼0.69 % ARI 4,204 ▲1.12 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kronika

Gjyqi ndaj Ahmetajt, shtyhet seanca paraprake

Këtë të hënë ishte parashikuar të zhvillohej në Gjykatën e Posaçme GJKKO, seanca paraprake lidhur me fraksionin e dosjes së inceneratorit të Elbasanit, për të cilën po hetohet ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se seanca ndaj Ahmetajt dhe të pandehurve të tjerë është shtyrë, pasi nuk ishin njoftuar disa prej të akuzuarve dhe seanca e radhës është caktuar të mbahet më 15 qershor.

Sjellim ndërmend se ish-ministri Ahmetaj është gjithashtu nën hetim për një tjetër çështje të lidhur me inceneratorët, ndërkohë që ndodhet në kërkim, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Çështja tjetër e njohur si “Buka”, për të cilin Ahmetaj po hetohet, ka të bëjë me privatizimin e kompanisë së bukës, ku asetet e shtetit dhe te privatëve janë rivlerësuar me çmimet e tregut, sikundër kërkohej nga vendimet e gjykatave në atë kohë.

SPAK thotë se hetimet e deritanishme kanë treguar se Ahmetaj shpërdoroi detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.