Kronika

Gjyqi ndaj Thoma Gëllçit më 4 maj, u arrestua pas akuzës së SPAK për abuzime me tenderat

Gjyqtari paraprak Erjon Çela dërgoi për gjykim Thoma Gëllçin, ish drejtor i RTSH i cili sipas gjetjeve të SPAK do të përballet me drejtësinë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Së bashku me Gëllcin në gjykim themeli përfunduan me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera në bashkëpunim edhe Alban Malaveci, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, i cili ndonëse në kërkim përmes avokatit kërkoi gjykim të shkurtuar.
Kjo kërkesë për gjykim të shkurtuar, nuk do të thotë pranim faëjsie, por gjykim në gjendjen në të cilën janë aktet , dhe që për ekonomi gjyqësore parashikon zbritjen e 1 të tretës së dënimit nëse ata shpallen fajtorë. Seanca e themelit do të mbahet në datën 4 maj ora 12 deklaroi gjyqtari paraprak. Hetimi i Spak e gjeti në pozitë dyshuese ish drejtorin e RTSH Gëllci që përmes avokatit këmbëngul se nuk ka kryer asnjë vepër penale.
Por SPAK thotë se ish drejtori i përgjithshëm shpërdoroi detyrën gjatë prokurimit për blerje pajisjesh për kanalin e RTSH Agro me fond limit mbi 860 milionë lekë pa tvsh dhe se keqmenaxhoi fondet në zbatimin e një kontrate që nuk u zbatua brenda 45 ditëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button