Gjyqtar nga Letonia për ndeshjen Irlandë – Kosovë
Edgars Malcevs nga Letonia do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Irlandë – Kosovë në Dublin, ndërsa në VAR do të jetë polaku Piotr Lasyk.
Edgars Malcevs nga Letonia do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Irlandë – Kosovë, që zhvillohet në Dublin të martën, më 17 nëntor, me fillim nga ora 20:45, siç njofton Telegrafi.
Malcevs do të ndihmohet në fushë nga bashkëkombësit e tij, Martins Svipsts dhe Deniss Sevcenko, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Aleksandrs Anufrijevs, po ashtu nga Letonia.
Në sistemin VAR do të jetë polaku Piotr Lasyk, ndërsa ndihmësi i tij, AVAR, do të jetë Andrejs Gluhovs nga Letonia.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.