“Talentet tona ta ndiejnë Kosovën si shtëpinë e tyre”, Ademi takon fëmijët e diasporës në Skoci
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, takoi fëmijët e diasporës në Skoci, mes tyre talentin e akademisë së Celticut, Tiar Krasniqi, duke vlerësuar lidhjen e tyre me Kosovën.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar në Skoci fëmijët e diasporës, siç njofton Telegrafi, dhe përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar lidhjen e fortë që ata ruajnë me Kosovën. Ademi ka theksuar rolin e prindërve dhe gjyshërve në kultivimin e dashurisë për vendin te brezi i ri.
Në mesin e fëmijëve që takoi ishte edhe Tiar Krasniqi, një talent i ri që ka tërhequr vëmendjen e gjigantit skocez Celtic dhe tashmë është pjesë e akademisë së këtij klubi.
Ademi ka shprehur shpresën që Tiari, i cili sot e shfaq dashurinë për Kosovën, një ditë ta dëshmojë atë edhe në fushën e futbollit, duke veshur fanellën e Kombëtares dardane.
Është kënaqësi e veçantë të shohësh fëmijët e bashkatdhetarëve që rriten me dashuri për atdheun dhe vazhdojnë ta ruajnë lidhjen me Kosovën, pavarësisht se ku jetojnë, ka theksuar Ademi, duke shtuar: “Momente të tilla, me këta njomakë pranë futbollistëve tanë, janë gjithmonë të veçanta dhe na jepin edhe më shumë motiv për të punuar që talentet tona, kudo që rriten, ta ndiejnë Kosovën si shtëpinë e tyre”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.