☁️
Tiranë 9°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,752 ▲ +1.24% ETH $2,240 ▲ +2.26% XRP $1.3488 ▲ +0.39% SOL $84.3400 ▲ +1.44%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kuriozitete

Gjysma e liqeneve të botës po humbasin ujë

Më shumë se gjysma e liqeneve të botës po humbasin ujë, kryesisht për shkak të ngrohjes globale, sipas një studimi të ri të botuar së fundmi në revistën “Science”. Mbështetur në studimet e shkencëtarëve, tharja është shkaktuar kryesisht nga ngrohja globale dhe aktivitetet njerëzore. Por, raporti i bazuar në të dhënat satelitore, nuk përmban vetëm lajme të këqija.

Autorët zbuluan gjithashtu se si mund të reduktohet humbja e ujit. Liqenet dhe digat natyrore ruajnë rreth 87% të ujërave të ëmbla të Tokës, megjithëse mbulojnë vetëm 3% të sipërfaqes së planetit. Në shumë raste këto rezervuarë uji janë nën kërcënim”, thuhet në hulumtimin e realizuar. Spanja raportoi kohët e fundit se niveli i rezervuarëve në rajonin verilindor të Katalonjës arrin rreth 26% pas disa muajsh thatësire.

Në vitin 2022, kjo shifër ishte 58%

Në Itali, nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ujit u regjistruan kohët e fundit në liqenin Garda, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, niveli i ujit është 50% më i ulët. Vitet e fundit, studimet kanë treguar se vëllimi i liqeneve po zvogëlohet në mbarë botën, me ndryshimin e klimës që përmendet vazhdimisht si një faktor kryesor.

Megjithatë, është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë ndikimesh afatshkurtra dhe afatgjata kanë luhatjet klimatike globalisht në ujin e ruajtur në liqene. Aktivitetet njerëzore si menaxhimi i rezervuarëve, tërheqja e ujit dhe ndryshimet e përdorimit të tokës mund të luajnë gjithashtu një rol.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga hidrologu, Fangfang Yao i Universitetit të Kolorados, përdori një teknikë për matjen e ndryshimit të niveleve të ujit në 2.000 liqenet dhe digat më të mëdha në botë, të cilat së bashku përbëjnë rreth 90% të ujit të ëmbël të ruajtur në liqene. Raporti bazohet në të dhënat e imazheve satelitore të mbledhura midis viteve 1992 dhe 2020.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.