Teknologji

“Gnoothy”, i krijuar nga adoleshentët për adoleshentët

Dy gjimnazistë belgë kanë publikuar “Gnoothy”, një rrjet social ku theksohen cilësitë individuale. Ai është krijuar vetëm për moshat 13-18 vjeç.

Adoleshentët mund të hyjnë dhe me profilin e tyre të Facebook, ku mund të shënojnë miqtë me etiketime të përcaktuara. E të mendosh që këtë aplikacion e kanë ndërtuar dy gjimnazistë, Harold heymans dhe Thibaut Nyssens.

“Kemi menduar këtë aplikacion për të ditur se si kuptohemi nga ata që kemi përreth, jo thjesht me një ‘like’, por me të gjitha etiketiet pozitive dhe konstruktive”, thotë e përditshmja online, “Le Soir”. A është shumë pozitive kjo?

Mënyra e regjistrimit në të vërtetë transformohet në një autosondazh i drejtuar pikërisht tek miqtë dhe miqtë e miqve. Përbëhet nga dy faza: në fillim prezantohesh, dhe më pas “Gnoothi” kërkon kontaktet dhe i publikon automatikisht në “Gnoothigram”.

Për të realizuar idenë dhe për ta transformuar nën jë ap;ikacion të disponueshëm në Apple Store dhe Google Play, dy studentët kanë zgjedhur një skuadër të specializuar informaticienësh, psikologësh, juristësh, konsulentë komunikimi, marketing dhe biznes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button