☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,815 ▲0.52%
DOW 51,519 ▲0.49%
NASDAQ 27,632 ▲0.56%
NAFTA 87.93 ▼1.68%
ARI 4,191 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,464 ▲ +0.08% ETH $2,719 ▼ -0.22% XRP $1.5168 ▼ -0.04% SOL $121.0700 ▲ +0.18%
S&P 500 7,815 ▲0.52 % DOW 51,519 ▲0.49 % NASDAQ 27,632 ▲0.56 % NAFTA 87.93 ▼1.68 % ARI 4,191 ▲0.83 % S&P 500 7,815 ▲0.52 % DOW 51,519 ▲0.49 % NASDAQ 27,632 ▲0.56 % NAFTA 87.93 ▼1.68 % ARI 4,191 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Politika

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, paraqiti në Komisionin e Ligjeve Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, në kuadër të procedurës për ratifikimin e saj nga Kuvendi.

Në fjalën e tij, ministri Gogu vuri në qendër qytetarin dhe të drejtën e tij për një mbrojtje efektive përballë pushtetit të shtetit, duke theksuar se çështja nuk lidhet thjesht me një profesion.

“Çështja që trajtohet sot nuk është një çështje thjesht e profesionit të avokatit, por ka të bëjë me thelbin kur secili prej nesh gjendet përballë pushtetit të shtetit”, u shpreh Gogu.

Konventa synon të garantojë kushtet që avokati ta ushtrojë profesionin në mënyrë të lirë dhe të pavarur, duke mbrojtur lirinë e shprehjes, konfidencialitetin e komunikimit avokat–klient, mbrojtjen nga kërcënimet dhe ngacmimet, si dhe procedura disiplinore të drejta dhe proporcionale.

Ministri theksoi se këto garanci nuk i japin avokatit imunitet nga ligji, por mbrojnë kushtet në të cilat ai ushtron funksionin e tij në shtetin e së drejtës.
Gogu nënvizoi gjithashtu se një drejtësi e fortë nuk ndërtohet duke dobësuar njërën palë në proces. “Një sistem i drejtë kërkon që prokurori të ketë të gjitha mjetet për të hetuar, gjykata të jetë e pavarur për të kontrolluar ligjshmërinë dhe mbrojtja e lirë për të kundërshtuar shtetin kur ligji dhe faktet e kërkojnë. Fuqia e njërës nuk matet me dobësimin e tjetrës”, tha ai.

Konventa parashikon edhe monitorimin e zbatimit të saj nga GRAVO, grup ekspertësh të pavarur të Këshillit të Europës. Sipas ministrit, ratifikimi nuk është deklaratë se të gjitha problematikat janë zgjidhur, por pranim i një standardi ndërkombëtar dhe i faktit që mënyra e zbatimit të tij duhet të jetë e matshme edhe nga jashtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.